Flash

VIDEO/ U rrëmbye 11 vjeç nga Shteti Islamik, lirohet pas 1 dekade vajza irakene

Lapsi.al 3 October 2024
VIDEO/ U rrëmbye 11 vjeç nga Shteti Islamik, lirohet pas 1 dekade

Një 21-vjeçare e rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik në Irak më shumë se një dekadë më parë është liruar nga Gaza në një operacion të udhëhequr nga SHBA. Operacioni i zhvilluar gjatë kësaj jave përfshiu gjithashtu Izraelin, Jordaninë dhe Irakun.

21-vjeçarja është një anëtare e pakicës fetare Yazidi dhe është identifikuar si Fauzia Amin Shido. Silwan Sinjari, shefi i shtabit të ministrit të jashtëm irakien, tha se ajo u lirua pas më shumë se 4 muaj përpjekjesh, disa prej të cilave dështuan për shkak të situatës së vështirë të sigurisë në Gaza.

Zyrtarët irakenë kishin qenë në kontakt me vajzën për muaj të tërë dhe ua dhanë informacionin e saj zyrtarëve amerikanë, të cilët organizuan lirim e saj nga Gaza me ndihmën e Izraelit. Drejtori i zyrës së diplomacisë dixhitale në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, David Saranga, postoi pamjet në aplikacionin X.

Vajza u rrëmbye nga ISIS në Irak dhe u dërgua në Gaza në moshën 11-vjeçare. Rrëmbyesi i vajzës ishte vrarë gjatë luftës në Gaza, ndoshta nga një sulm izraelit, dhe më pas ajo iku në një strehë refugjatësh. E reja tashmë është ribashkuar me familjen e saj në Irakun verior.

Më shumë se 6 000 yazidi u kapën nga luftëtarët e Shtetit Islamik në rajonin Sinjar të Irakut në vitin 2014. Shumë prej tyre u shitën si skllevër seksualë ose u trajnuan si fëmijë ushtarë dhe u dërguan përtej kufijve, duke përfshirë Turqinë dhe Sirinë. Gjatë viteve të fundit, më shumë se 3 500 prej tyre janë shpëtuar ose liruar ndërsa rreth 2 600 persona mbeten të zhdukur. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI