Flash

Në Zveçan vendosen tabela në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze (FOTO)

Lapsi.al 3 October 2024
Në Zveçan vendosen tabela në gjuhën shqipe, serbe dhe

Komuna e Zveçanit që drejtohet nga Ilir Peci, ka vendosur tabelat në rrugë në tri gjuhë, në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Një nga tabelat me përshkrimin “Mirë se vini” është vendosur në rrugën Zveçan-Mitrovicë.

Në një postim në Facebook, Peçi ka deklaruar se të gjitha këto tabela informuese janë thelbësore për banorët dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë në Zveçan.

“Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke treguar se kjo është një zonë ku diversiteti dhe bashkëjetesa janë vlera të çmuara. Bashkëpunimi ynë për të arritur këtë hap, gjithashtu shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike”, ka thënë Peci.

Komisioneri për gjuhët, Slavisha Mlladenoviç, në mars të këtij viti kishte thënë se zëvendësimi i tabelave duhet të bëhet në frymën e multietnicitetit dhe përbërjes etnike të popullsisë në veri të Kosovës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI