Flash

Berisha për kreun e ri të Policisë së Shtetit: U emërua nga mafia, një narkokomisar që mbiemrin duhej ta kishte Shullazi

Lapsi.al 3 October 2024
Berisha për kreun e ri të Policisë së Shtetit:  U

Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme në tubimin poshtë banesës së tij, emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Berisha tha se Ilir Proda duhet ta kishte mbiemrin Shullazi, sepse sipas tij në dokumentet zyrtare figuron në krye të listës "së narkokomisarëve të lidhur me krimin". Lideri i opozitës po ashtu nuk la pa kujtuar protestën e 7 tetorit, të cilën e cilësoi si dita e mosbindjes civile.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq, Shqipëria e burgjeve politike është Shqipëria që lëngon. Është Shqipëria që përzën nga trojet e saj shqiptarët pasivisht. Është Shqipëria që vidhet dhe plaçkitet. Është Shqipëria që sundohet nga mafia, krimi, që vendosin në rrugë, në qeveri, në gjykata, në polici, në prokurori, në parlament dhe kudo.

Bandat më të rrezikshme të Shqipërisë përzgjodhën për ministër rendi bastardin e familjes Hoxha, diktatorit mizor, famëzi në të gjithë botën dhe të gjitha kohërat.

Bandat, familjet e mafies emëruan drejtorin e përgjithshëm të policisë, famozin Proda, që mbiemër duhej ta kishte Shullazi.

I cili, në dokumentet zyrtare figuron në krye të listës së narkokomisarëve të lidhur me krimin, me mbjelljen e drogës, me prishje provash.

Si shërbëtor lake i bandave. Miqtë e mi, shteti i drogës, narkoshteti është një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë kurrë fuqisë së revoltës së qytetarëve. Nuk mund t’i rezistojë kurrë guximit të qytetarëve të zemëruar. Nuk mund t’i rezistojë kurrë zemërimit të qytetarëve të plaçkitur, të vjedhur. Nuk mund t’i rezistojë kurrë zemërimit të qytetarëve shqiptarë që duan të votojnë të lirë, që duan që me votën e tyre të përcaktojnë të ardhmen e tyre njëlloj si kombet e tjera.

Ndaj dhe 7 tetori është dita e revoltës. Është dita e kushtrimit. Është dita e mosbindjes civile. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë!

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI