Flash

Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, mbante në shtëpi 500 mijë euro të padeklaruara

Lapsi.al 3 October 2024
Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, mbante në

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, për Alda Klosin.

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave së bashku me sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havier Dobi u shpallën fajtorë 'vjedhje me pasoja të rënda" në bashkëpunim.

"Më datë 15.12.2022, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion”, është vjedhur banesa e shtetases me iniciale A. K. Për kryerjen e kësaj vepre panale, është akuzuar pastruesja e saj me iniciale R. D si dhe djali i kësaj të fundit me iniciale H. D", thuhet në vendim.

Alda Klosi është dënuar me 1.8 vite burg, Rozeta Dobi me 4.8 vite burg dhe djali i saj Havier Dobi me 3.8 vite burg, me gjykim të shkurtuar.

Në dhjetor 2022 ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Në janar 2023 policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina. Vetë Alda Klosi kishte bërë denoncimin për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarë dhe bizhuterive. Pas arrestimit pastruesja 'e penduar' e drejtësisë tha se 400 mijë eurot i mori në shtëpinë e Alda Klosit Një muaj më pas, në shkurt 2023 u krye arrestimi i ish zyrtares.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI