Flash

Viktimizi i Vuçiç: Albin Kurti provokon, serbët të mbrojnë veten

Lapsi.al 3 October 2024
Viktimizi i Vuçiç: Albin Kurti provokon, serbët të

Për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ka asrye për të pasur një konflikt në Ballkan. Gjatë deklaratave për mediat në Suboticë, me rastin e përurimit të linjës hekurudhore që do të lidhë Serbinë me Hungarinë, lideri serb fajësoi Albin Kurtin për provokime.

“Nuk shoh asnjë konflikt, edhe pse Albin Kurti i provokon çdo ditë. Duhet të jemi të fortë, të ecim përpara, t'i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre në Kosovë, për popullin tonë në çdo vend, por secili ka të drejtë të mendojë çfarë të dojë”, deklaroi Vuçiç.

“Lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë dhe shpresoj se nuk do të na ndodhë kurrë”, tha Vuçiç.

Ai përmendi gjithashtu edhe luftën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë: "Edhe pse ju të gjithë qeshët me mua dhe më thoshit se isha "mbretëresha e dramës" dy muaj më parë, tashmë askush nuk po qesh më. Dhe siç mund ta shihni, situata më e vështirë është në Ukrainë, situata e vështirë duket edhe në Lindjen e Mesme”.

Deklaratat e Aleksandar Vuçiç vijnë si reagim ndaj alarmit të ngritur nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, i cili është shprehur i shqetësuar për situatën e sigurisë në Ballkan.

Para disa ditësh nga Gjeneva, Presidenti i Serbisë, përsërti frazën se nuk dëshiron luftë me Kosovën duke fajësuar Prishtinën dhe jo Beogradin për një qasje të tillë. Vuçiç e justifikoi faktin me interesat jetike serbe dhe mbrojtjen e Kushtetutës, por në të njëjtën kohë përsëriti akuzat e pabaza për spastrim etnik të serbëve në veri.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI