Flash

Lubonja: Po shkojmë drejt tiranisë së maxhorancës, opozita bëri akt simbolik

Lapsi.al 3 October 2024
Lubonja: Po shkojmë drejt tiranisë së maxhorancës, opozita

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës. I ftuar në emisionin "Open" në News 24, Lubonja theksoi se opozita sot me përplasjen në Kuvend bëri një akt simbolik, nga pafuqia. Ai tha se maxhoranca ka me vete oligarkët, mediat dhe se bashkëpunon me krimin.

"Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës. Demokracia është dialog dhe parti do të thotë pjesë. Nga 2017 ka pësuar mutacion të keq. Më herët ka pasur një ekuilibër mes partive, ka pasur edhe rotacion. Reforma në drejtësi që gjoja u bë për drejtësi të pavarur për mua është bërë për të eliminuar opozitën. Gjëja kryesore që ka rënduar situatën është përfshirja e krimit të organizuar në politikë dhe në ekonomi.

Opozita bëri një akt simbolik nga pafuqia e saj. Nuk ka më mbështetjen e dikurshme, nuk ka oligarkë që ta subvencionojnë dhe dogji disa karrige, që nuk vlejnë aspak. Ndërkombëtarët reagojnë për karriget dhe jo për gjëra të tjera më të rënda. Rama bën Komision Antikorrupsion, kur po na mbyt korrupsioni. Nëse nuk i del përpara kush, Rama do na shkelë të gjithëve" - tha Lubonja. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI