Flash

Maresca dhe akuzat nga Kuvajti: arbitri është denoncuar për kërcënime me vd*kje

Lapsi.al 30 September 2024
Maresca dhe akuzat nga Kuvajti: arbitri është denoncuar për

Nuk ka qenë një fillim sezoni i mbarë për Fabio Maresca. Arbitri, pas një gabimi në ndeshjen Milan-Torino të javës së parë të Serie A (penallti e dhënë ndaj Moratës dhe më pas anuluar nga VAR-i) dhe disa mosvëmendjesh në Serie B, duket se është përfshirë në një skandal pas një ndeshjeje të arbitruar në Kuvajt. Ndeshja në fjalë ishte ajo mes Al-Arabi dhe Kuwait SC, e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit.

Pretendohet se arbitri nga Napoli ka kërcënuar me vdekje mesfushorin e Al-Arabi, Khaled Al-Murshed, duke i thënë "Do të të vras". Këto akuza vijnë drejtpërdrejt nga llogaria X e Adnan Mahmoud Abel, anëtar i Bordit Drejtues të skuadrës kuwaitiane. Avokati shkroi në profilin e tij se kanë bërë menjëherë një denoncim në polici për ngjarjen, duke pretenduar se kanë edhe video dhe prova të tjera.

Lexo më tej"Je gjithnjë ti Maresca" u bë meme: arbitri ironizon frazën e Antonio Conte

Fabio Maresca dhe Matteo Gariglio, i cili e shoqëroi si asistent për VAR-in, janë kthyer tashmë në Itali. Deri tani, Federata Italiane e Futbollit dhe Shoqata Italiane e Arbitrave nuk kanë marrë asnjë komunikim zyrtar nga Kuvajti, madje as raportin standard mbi performancën e arbitrimit. Megjithatë, AIA nuk duket të jetë shumë e kënaqur me situatën dhe mund të marrë masa ndaj Maresca-s. Ai, ndërkohë, është planifikuar të jetë në fushë nesër si arbitër i katërt në ndeshjen PSV Eindhoven-Sporting Lisbona për Ligën e Kampionëve.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI