Flash

"Humbeni ndeshjen, po humbeni si duhet": ja si ndryshoi Ilir Daja fatet e një ndeshjeje që po shkonte keq

Lapsi.al 29 September 2024
"Humbeni ndeshjen, po humbeni si duhet": ja si ndryshoi Ilir Daja

Dinamo ka marrë dy fitore e dy barazime në katër javë që Ilir Daja ka drejtuar blutë nga pankina. Por më shumë se vetë pathyeshmëria e 8 pikët nga 12 të mundshme, krijojnë efekt skuadrat me të cilat nëndetësja është përballur. Debutim 2-2 me Partizanin, pastaj fitorja në shtëpi me Skënderbeun, barazimi në Niko Dovana me Teutën dhe fitorja me përmbysje me Vllazninë.

Shkodranët ishin skuadra më në formë e momentit, përveçse kryesuese e renditjes. E me avantazhin e Salës u duk se Daja do të pësonte humbjen e parë, por në fund ndodhi gjithcka me Itodo e Bregun që përmbysën situatën.

Lexo më tejVideo/ Torraj shpëton Teutën nga humbja: super goli i Zabërgjas nuk mjaftoi për Dinamon

Tekniku në fakt ka treguar edhe një prapaskenë në përfundim të ndeshjes, mbi mënyrën si motivoi skuadrën për të kthyer rezultatin: "Që kur erdha thashë që këto javë të para duhet të jemi cinik për të marrë pikë e për të rikuperuar gjendjen psikologjike. E ndjemë pjesën e parë për meritë të Vllaznisë. Kishim probleme personaliteti në fushë. Në pushim nuk u mora fare me anën taktike, u thashë djemve: Humbeni ndeshjen, por humbeni si duhet dhe jo kështu si në pjesën e parë".

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66f84d0da6f91-1.mp4"][/video]

Vendimtar kartoni i kuq për Salën në minutën e 51', pas së cilës kuqeblutë nuk mundën dot më të rezistonin. E për këtë motiv edhe tekniku i shkodranëve Thomas Brdaric ka rezerva: "Nuk e kuptoj arbitrin në disa raste. Në një rast lojtari ynë u godit në kavilje dhe ajo është direkt karton i kuq. Më duhet ta shoh më pas këtë rast", tha ai pas ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI