Flash

Video/ Rikuperimi i çmendur i Dortmund: nga 0-2 në 4-2 kundër Bochum

Lapsi.al 27 September 2024
Video/ Rikuperimi i çmendur i Dortmund: nga 0-2 në 4-2 kundër

Borussia Dortmund harron disfatën 5-1 në Shtutgart dhe kthehet te fitorja, duke mposhtur 4-2 Bochum, në ndeshjen e parë të javës së pestë të Bundesligës. Sukses që ka ardhur me përmbysje: verdhezinjtë, në disavantazh 2-0 në minutën e 21' pas golave të Bero dhe de Wit, kthyen gjithçja në pjesën e dytë: Guirassy shënon dygolësh (44' dhe 75'), pastaj Emre Can me penallti (62'), dhe Nmecha (81'). Sahin kalon përkohësisht në -2 nga Bayern.

Dortmund largon fantazmat e humbjes së shëmtuar të Shtutgartit dhe, pas një fillimi për t'u harruar, mundi Bochum 4-2 me përmbysje. Fillimi i verdhezinjve ishte një makth: në minutën e 21', në fakt, vendasit ishin nën dy gola. Në minutën e 16' Bero kombinoi me Hofmann, duke mposhtur Kobel në shtyllën e parë me të majtën. Kaluan vetëm pesë minuta dhe erdhi goli i dytë: portieri i Borussia e mbajti topin shumë dhe u dorëzua nën presionin e Boadu, i cili i dhuroi de Wit një top vetëm për ta shtyrë në rrjetë. Megjithatë, para pushimit skuadra e Sahin arriti të ngushtonte diferencën: në minutën e 44' krosimi i Brandt u depozitua në rrjetë nga Guirassy, i cili nuk gaboi me kokë.

Lexo më tej: Dortmund në kaos mes sherreve e përjashtimeve: plas 'lufta' mes drejtuesve

Në pjesën e dytë, Dortmund arriti të barazojë me penalltinë e Emre Can, i cili e bëri rezultatin 2-2 në minutën e 62'. Përmbysja u kompletua në minutën e 75' me Guirassy dhe Nmecha në minutën e 81' që përfitoi nga një gafë tragjikomike e Drewes. Me 4-2 Dortmund ngjitet në 10 pikë dhe harron humbjen e rëndë ndaj Stuttgart, duke kaluar përkohësisht në vendin e dytë -2 pas Bayern. Bochum, ndërkohë, mbetet i fundit me vetëm një pikë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI