Flash

Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit 2024: çiklistja zvicerane Furrer humbet jetën

Lapsi.al 27 September 2024
Rrëzohet dhe përplas kokën në garën e Botërorit
Muriel Furrer, e rrëzuar mëngjesin e djeshëm gjatë garës rrugore për femra në kampionatin botëror të çiklizmit në Cyrih (Zvicër), nuk ia doli dhe humbi jetën në moshën 18-vjeçare. Zvicerania ishte dërguar në spital me një helikopter urgjence pasi pësoi një dëmtim në kokë. Sipas rindërtimeve, Furrer kishte humbur kontrollin e biçikletës në një kthesë të tatëpjetë në pyllin me pisha dhe më pas ishte përplasur me një pemë, duke pësuar dëmtime të rënda. Furrer, 18 vjeçare, fitoi medaljen e argjendtë si në provën e të rinjve, ashtu edhe në garën rrugore në kampionatin kombëtar zviceran të këtij viti. Lexo më tejTragjedi në çiklizëm, humb jetën Mader pas rënies në një përroskë

KOMUNIKATA E UCI

Lajmi u përhap menjëherë në Zyrih dhe u konfirmua nga një deklaratë e lëshuar nga Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI): “Me pikëllim të madh, Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) dhe Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror të Rrugëve dhe Para-çiklizmit 2024 UCI në Zyrih (Zvicër) mësoi sot lajmin tragjik të vdekjes së çiklistes së re zvicerane Muriel Furrer. Me vdekjen e Muriel Furrer, komuniteti ndërkombëtar i çiklizmit humbet një çikliste me një të ardhme të ndritur përpara saj. Çiklistja 18-vjeçare ra keq dje, të enjten, 26 shtator, gjatë garës së rrugës për femra dhe pësoi një dëmtim të rëndë në kokë përpara se të transportohej në spital me helikopter në gjendje shumë kritike. Fatkeqësisht Muriel Ferrer humbi jetën sot në Spitalin Universitar të Zyrihut. UCI dhe Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror të Çiklizmit 2024 i shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta familjes, miqve dhe familjes së Muriel Furrer. Familja e Muriel Furrer kërkon që të respektohet privatësia e saj në këtë kohë shumë të dhimbshme".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI