Flash

Pankarta naziste në Monaco, gjobitet Barcelona: blaugranat humbasin edhe tifozët në Beograd

Lapsi.al 27 September 2024
Pankarta naziste në Monaco, gjobitet Barcelona: blaugranat humbasin edhe
Një gjobë prej 10 mijë eurosh dhe ndalim për shitjen e biletave për ndeshjen e radhës të Champions League, më 6 nëntor në Beograd. Ky është sanksioni i vendosur nga UEFA ndaj gjigantëve spanjollë, Barcelona, për një pankartë të shfaqur nga tifozët e saj në Monako, në debutimin e tyre në Champions League. 'Flick Heil' shkruhej në pankartën e ekspozuar nga tifozët blaugrana, me një referencë të qartë grafike për nazistin Sieg Heil.

INDINJATA

Pankarta i ishte raportuar drejtuesve të klubit Barcelona nga delegati i UEFA-s i pranishëm në Principatë. Zyrtarët blaugrana shpejtuan ta hiqnin menjëherë pankartën e inkriminuar nga sektori i miqve, por nuk mjaftoi. Kjo, pavarësisht se Elena Fort, nënkryetare e klubit me përgjegjësi për çështjet institucionale, postoi në Tëitter indinjatën e saj me shumë forcë. Lexo më tej: Flick prezantohet te Barcelona: "Dua një futboll që të zbavisë njerëzit dhe të fitoj tituj"

PRECEDENTI

Sot erdhi vendimi penalizues nga UEFA. Ndër të tjera, duhet patur parasysh se Barcelona është një shkelës i përsëritur në këtë aspekt. Në pranverë dy tifozë culé u raportuan dhe u denoncuan se kishin kryer përshëndetje naziste në Parc des Princes. Klubi katalanas i ka pezulluar, por me sa duket në mesin e tifozëve që udhëtojnë në Evropë, mbetet një pakicë naziste që nuk humbet asnjë rast për të demonstruar ideologjinë e tyre të mbrapshtë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI