Flash

Botërori i Klubeve, FIFA zbulon 12 stadiumet që do të mirëpresin turneun në vitin 2025

Lapsi.al 29 September 2024
Botërori i Klubeve, FIFA zbulon 12 stadiumet që do të

Stadiumi MetLife në Nju Jork do të presë finalen e madhe të Kupës së Botës të Klubeve të shumëpritur, të planifikuar në Amerikë nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025. Një turne ku do të marrin pjesë 32 klube nga e gjithë bota si protagonistë të arritjeve të një periudhe tre vjeçare. Gjatë natës, direkt nga Central Park, Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, njoftoi edhe 11 stadiumet e tjera në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e planifikuara gjatë Global Citizen Festival: Mercedes-Benz Stadium (Atlanta), Bank of America Stadium (Charlotte), TQL Stadium (Cincinnati), Rose Boël Stadium (Los Angeles), Hard Rock Stadium (Miami), GEODIS Park (Nashville), Camping World Stadium (Orlando), 65.000 posti, Inter&Co Stadium (Orlando), Lincoln Financial Field (Filadelfia), Lumen Field (Seattle), Audi Field (Washington D.C.).

FJALËT E PRESIDENTIT INFANTINO

Numri një i FIFA-s prezantoi Kupën e re historike të Botës për Klube si më poshtë: "Në vitin 2025 FIFA do të inaugurojë një epokë të re në historinë e futbollit të klubeve, falë garës më të madhe, më gjithëpërfshirëse dhe meritokratike të klubeve në shkallë globale, e cila do të organizohet pikërisht këtu në Shtetet e Bashkuara - ishin fjalët e tij -. Kupa e Botës FIFA 2025 do të luhet në 12 stadiume fantastike, kjo është skena në të cilën yjet e 32 klubeve më të mira në botë do të shënojnë fillimin e një epoke të re të historisë së futbollit ndërkombëtar”.

Lexo më tejFutbollistët kërcënojnë FIFA-n: "Stop Botërorit të ri për Klube ose do bëjmë denoncim"

E përsëri: "Ky kompeticion i ri i FIFA-s është i vetmi shembull i vërtetë i solidaritetit dhe përfshirjes së vërtetë në panoramën globale të futbollit të klubeve. Kjo Kupë e re e Botës do t'u lejojë klubeve më të mira nga Afrika, Amerika Qendrore dhe Veriore, Azia dhe Oqeania të sfidojnë fuqitë europiane dhe amerikano-jugore, ndërkohë që kanë një ndikim të madh në rritjen e futbollit të klubeve dhe zhvillimin e talenteve më të mira në nivel global. Në këtë mënyrë mund të ofrojmë mundësi e shpresë për ata që kanë më shumë nevojë, ashtu si prestigj e futboll me kualitet atyre që përfaqësojnë më të mirën që ofron ky sport. I falenderoj vërtetë të gjithë. Kurrë të mos diskriminojmë askënd, të përfshihen të gjithë. Ky është shpirti i vërtetë i FIFA Club World Cup ”, përfundoi Infantino.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI