Flash

Video/ United turpërohet në Old Trafford: 3-0 e Tottenham, përjashtohet Fernando, rrezikon Ten Hag

Lapsi.al 29 September 2024
Video/ United turpërohet në Old Trafford: 3-0 e Tottenham,

Në javën e gjashtë të Premier League vjen një tjetër humbje për Manchester United, i mundur 3-0 në Old Trafford nga Tottenham. Johnson hapi rezultatin në minutën e 3’, pastaj me përjashtimit direkt të Bruno Fernandes (në minutën e 43’ për faull ndaj Maddison) Spurs shpërthyen në pjesën e dytë me golat e Kulusevski (47') dhe Solanke (77'). Aston Villa, nga ana tjetër, ngadalësoi ritmin dhe nuk shkoi përtej barazimit 2-2 në fushën e Ipswch Town: golat dhe asisti i Watkins nuk mjaftuan.

MANCHESTER UNITED-TOTTENHAM 0-3

Një tjetër shembje për Manchester United, i mundur 3-0 nga Tottenham në Old Trafford. Londinezët goditën menjëherë, me van de Ven që nisi i vetëm nga mbrojtja, duke arritur në fund e shërbyer për prekjen e lehtë të Johnson, që firmosi 1-0 në minutën e 3’. Sulmuesi i Spurs ishte afër dyfishimit të avantazhit pak minuta më vonë, por goditja e tij u stampua në shtyllë. Skuadra e Ten Hag u mundua të reagojë: Vicario ishte super për të ndaluar Zirkzee, më pas Garnacho nga një pozicion i shkëlqyer barazoi vetëm shtyllat. Pak çaste para pushimit loja ndryshon sërish, me çmendurinë e Bruno Fernandes që ngriti këmbën në kofshën e Maddison dhe fitoi përjashtimin direkt.

Lexo më tej: Video/ Lazio shemb Kievin me tre gola: United nuk mund dot as Twente në mbrëmjen e Europa League

Me t'u kthyer në fushë pas pushimit, Spurs filluan të përfitonin nga epërsia e tyre numerike, duke dyfishuar menjëherë epërsinë në minutën e 47’: Johnson galopoi djathtas, duke shërbyer në qendër për ish-lojtarin e Juventus, Kulusevski, që i bëri shifrat 0-2. Në më pak se një çerek ore për të mbetur, skuadra e Postecoglou shkroi epilogun e ndeshjes, me Solanke që fiksoi rezultatin 3-0 në minutën e 77’. Tottenham ngjitet në 10 pikë në renditje, përpara United, që ka ngecur në 7.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI