Flash

FOTO/ Gigi Buffon e Ilaria D'Amico martohen, look i dasmorëve: ajo bohéme, ai me Armani

Lapsi.al 29 September 2024
FOTO/ Gigi Buffon e Ilaria D'Amico martohen, look i dasmorëve: ajo

Gigi Buffon dhe Ilaria D'Amico u martuan, në një ceremoni civile në Villa Olivia në Lucca, përballë qindra të ftuarve. Historia e dashurisë mes ish-portierit 47-vjeçar të Kombëtares dhe Juventus dhe moderatores 51-vjeçare të televizionit nisi në vitin 2013. Pas ndarjes me Alena Seredova fshihej në fakt lidhja e Buffon me gazetaren e moderatoren italiane.

Ilaria D’Amico dhe Gigi Buffon janë bërë burrë e grua sot, duke festuar në kodrat e Lucca, në Versilia, në prani të 250 të ftuarve. Pas ceremonisë, të ftuarit shijuan një aperitiv, një darkë në këmbë, ëmbëlsira, prerjen e tortës dhe vallëzim. Të gjitha detajet janë kuruar, duke ruajtur një atmosferë informale, në përputhje me personalitetin e çiftit. Një “dhuratë” e veçantë ka ardhur nga djali i madh i Gigi dhe Alena Seredova: Louis, i cili luan në skuadrën e të rinjve të Pisa, shënoi dy gola ndaj Salernitana.

BUFFON-D'AMICO, LOOK-U I ÇIFTIT

Gianluigi Buffon ishte veshur me Armani për këtë rast, me një kostum të errët dhe jelek të çeltë. Ndërsa Ilaria D'Amico zgjodhi një fustan të Luisa Beccaria me shpinë të hapura dhe vello në stilin e buqetës së lules.

Lexo më tej: Ish-gruaja e Buffon flet për tradhtinë: "E mora vesh në radio"

TË FTUARIT

Mes të ftuarve në ceremoni ishin një pjesë e mirë e botës së futbollit por edhe fytyra të njohura nga bota e spektaklit: Monica Bellucci, një nga dëshmitaret e nuses, e shoqëruar nga partneri i saj Tim Burton, zgjodhi një kostum me pantallona, të errët. Benedetta Parodi me një fustan me lule nga Giada Curti. Mes të ftuarve ishte Luciano Spalletti dhe ish-mbrojtësit e Juventus dhe kombëtares, Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli. Mes VIP-ave edhe Monica Bellucci, e pranishme me regjisorin dhe të dashurin Tim Burton.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI