Flash

Rossi e titulli i humbur në 2015, akuza të rënda për Marquez: "Luftonte që unë të humbisja, ishte i ndyrë"

Lapsi.al 12 September 2024
Rossi e titulli i humbur në 2015, akuza të rënda për

Valentino Rossi nuk do të jetë në gjendje të fshijë lehtësisht nga kujtesa zhgënjimin e kampionatit botëror të MotoGP 2015 të humbur në një fotofinish kundër Jorge Lorenzo. Mbi të gjitha, për sjelljen e Marc Marquez, të cilësuar si të pisët. Shoku i ardhshëm i skuadrës së studentit të tij Francesco Bagnaia te Ducati, spanjolli edhe pas 9 vitesh ende e bën gjakun e Doktorit të vlojë. I ftuar në podkastin për botën e garave të Andrea Migno ai tregoi disa anekdota dhe prapaskena mbi atë që ndodhi në atë kampionat botëror, deri në episodin e Sepang që më pas i kushtoi titullin në garën e fundit në Valencia. Pikërisht në atë garë Kanibali e “shoqëroi” Lorenzo në suksesin e kampionatit botëror.

"Të krahasosh zhgënjimin që ndjeva në kampionatin botëror 2006 me atë që ndodhi në 2015 është e pamundur, nuk ka fare garë. Edhe sepse në vitin 2006 bëra një gabim, u tregova një koqe, Hayden fitoi titullin dhe ky është sport. Në 2015, ndërkohë, mund të qëndrojmë këtu duke folur deri nesër në mëngjes...”, tha Rossi, duke hapur edhe një herë një sirtar të kujtimit të tij që nuk ka gjasa të mbyllet përfundimisht.

Lexo më tej: Video/ Valentino Rossi nominohet 'Legjenda' e MotoGP: është më 'i shpejti' i të gjitha kohëve

ROSSI SULMON ASHPËR MARQUEZ

Pothuajse dhjetë vjet pas incidentit, Rossi nuk është në gjendje të gëlltisë zhgënjimin, duke sulmuar Marc Marquez: "Mendimet e mia për Marquez, pothuajse 10 vjet më vonë, janë se ai është një pilot shumë i fortë, një kampion shumë agresiv Por në 2015-ën shkoi vërtet përtej. Sepse nëse ti je pilot i keq sportivisht, në kufi të pisit sepse dëshiron të fitosh, ka shumë shembuj të tillë, por kurrë, asnjë kampion i Motorsport nuk ka luftuar për të bërë të humbasë një pilot tjetër. Kjo është ajo që shënjoi linjën. Kurrë nuk ka qenë dikush kaq i ndyrë për të bërë dikë tjetër të humbasë".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI