Flash

"Dera e shqyer, privatësi e dhunuar, frikë": tentativë vjedhje në shtëpinë e trajnerit të Empolit D'Aversa

Lapsi.al 11 September 2024
"Dera e shqyer, privatësi e dhunuar, frikë": tentativë
Frikë në shtëpinë e trajnerit të Empolit, Roberto D'Aversa. Natën mes 10 dhe 11 shtatorit, hajdutët tentuan të hynin në shtëpinë e tij, fare pranë qendrës së qytetit. Në atë moment tekniku dhe familja e tij për fat nuk ndodheshin brenda në shtëpi. Hajdutët nuk kanë vjedhur asgjë të veçantë pasi për ndonjë arsye, pasi kanë shpërthyer derën janë zhdukur. Por tronditja e familjes pas kthimit në shtëpi ka qenë e dukshme. Policia po heton rastin dhe po punon për rindërtimin e ngjarjes. "Ishte një moment i vështirë, por tashmë është pas nesh, shumë larg. Dera e përparme e hapur, privatësia e cënuar, frika. Faleminderit policisë, empolezëve dhe dashurisë së jashtëzakonshme të familjes sime. Një episod i shëmtuar që i përket tashmë në të kaluarën Do të vazhdojmë të punojmë për Empoli-Juventus”, ka shkruar D’Aversa në Instagram.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI