Flash

Emblemat e 'përjashtuara', Totti: "Unë, Del Piero e Maldini jashtë futbollit sepse i asfiksojmë"

Lapsi.al 11 September 2024
Emblemat e 'përjashtuara', Totti: "Unë, Del Piero e

Flamujt në futbollin modern thuhet se nuk ekzistojnë më. Edhe ata në të shkuarën, ata që kanë bërë historinë e klubeve më të rëndësishme italiane, megjithatë, nuk po ecin shumë mirë, jashtë një bote që duket se ka frikë nga ajo që përfaqësojnë apo kanë përfaqësuar ata. Francesco Totti është një prej tyre, larg futbollit dhe Romës pas një aventure të shkurtër si drejtues: "Më mungon pak të mos jem në botën e futbollit - pranoi flamuri i Romës -, por gjithsesi jam mirë. Një figurë si e imja, ajo e Maldini ose Del Piero, bëhet asfiksues. Nëse je kompetent dhe i rëndësishëm kjo ndodh, padyshim që klubet kanë objektiva ose mendime të tjera".

“Nëse na mbajnë larg klubeve, kjo ndodh sepse bëhemi të rëndë, një emër i rëndësishëm si i yni lë në hije gjithçka tjetër dhe ndoshta nuk është ajo që ata duan. Do të doja të mbuloja një pozicion në futboll, por duhet të jetë impenjativ dhe mbi të gjitha i rëndësishëm”, vazhdoi legjenda e Romës.

Lexo më tejErdhi në Romë si pasuesi i tij, Totti kërkon largimin e Dybala: "Të isha drejtues, do mendohesha ta mbaja apo jo"

Është folur shumë për rikthimin e ish-kapitenit Totti në klub te Roma, por edhe për hyrjen e Del Piero te Juventus apo Paolo Maldini gati për tu rikthyer te Milan me mbështetjen e një konsorciumi arab. Megjithatë, “Pupone” nuk është edhe aq i bindur: “Flitet shumë për këtë në qytet, por pastaj nëse shtrydhni limonin – komentoi ai për Sky Sport-, nuk del pak ose aspak. Askush më ka thirrur ndonjëherë dhe nuk e prisja. Por jemi të gjithë të lumtur, edhe unë, edhe ata. Ndoshta diçka më pak tifozët...".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI