Flash

Gareca nuk e grumbulloi në Kupën e Amerikës, Vidal shpërthen kundër trajnerit të Kilit: "K*qe!"

Lapsi.al 11 September 2024
Gareca nuk e grumbulloi në Kupën e Amerikës, Vidal shpërthen

Arturo Vidal nuk ka qenë kurrë një personazh tepër diplomatik dhe sa herë që ka diçka për të thënë, nuk e ka pasur kurrë shumë problem ta bënte atë. Pas karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme në Evropë, ish-mesfushori i Juventus, Inter, Bayern Munich dhe Barcelonës, ndër të tjera, është rikthyer për të luajtur në Kili, te Colo Colo, klubi ku debutoi si profesionist gati 20 vite më parë.

Në vendlindjen e tij, Vidal është një ikonë e vërtetë dhe mendimi i tij dëgjohet gjithmonë. Nga ana e tij, mesfushori zbavitet duke u shfaqur në disa transmetime të drejtpërdrejta në të cilat jep mendimet e tij, si gjithmonë, pa i 'rrudhur' fjalët. E këtë herë ka menduar të drejtojë gishtin nga trajneri kilian Ricardo Gareca.

SULMI I VIDAL NDAJ TEKNIKUT TË KILIT

Vidal fillimisht mbrojti ish-bashkëlojtarin e tij Gary Medel, i cili si ai nuk u thirr për ndeshjet kualifikuese për Botërorin e ardhshëm nga Kili: "Si mund të mos jetë në këtë ekip nëse luan te Boca Juniors? Ai duhet të jetë atje. Ai është një djalë që bën gjithçka. Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje dhe këshilla pas humbjeve si ajo kundër Argjentinës, jo të gjithë ringrihen".

Lexo më tejFOTO/ Vidal shkatërron e braktis një apartament në Rio: denoncohet e tani duhet të paguajë

Më pas ai foli për mungesën e tij të grrumbullimit në Kupën e Amerikës të luajtur këtë verë në SHBA dhe fjalët e tij u bënë më të ashpra dhe më të drejtpërdrejta: "Unë jam në ekipin më të mirë në Kili, një nga 16 më të mirët në Amerikën e Jugut dhe më zemëron që nuk jam në skuadrën kombëtare. Por ky është futbolli. Gareca? Duket sikur shikon vetëm ndeshjet e futbollit argjentinas... Ky koqe nuk shikon Libertadores. Shikon Argjentinën, luajnë të njëjtët gjithmonë, prej sa kohe".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI