Flash

Video/ Nikaj e Rashica nuk mjaftojnë, Teuta triumfon në Korçë: protesta të Skënderbeut për një penallti

Lapsi.al 11 September 2024
Video/ Nikaj e Rashica nuk mjaftojnë, Teuta triumfon në

Teuta triumfon në transfertë në Korçë, duke mundur 2-3 Skënderbeun për të rrëmbyer fitoren e dytë në këtë kampionat. Dështon Gvozdenovic të arrijë skuadrat e kreut, me durrësakët që përmbysën avantazhin fillestar të Nikaj. Golat e Beqjas, Preknicajt dhe Krujës kompletuan rikthimin e skuadrës së Martinit, që në shtesë i lejoi vetëm një kënaqësi personale Rashicës për 2-3 final.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e1cecb0aa3b.mp4"][/video]

Në Korçë u luaj një ndeshje interesante dhe e hapur me raste të shumta në të dy krahët, por vendasit ishin ata që kaluan të parët në avantazh. Nikaj zhbllokoi situatën në minutën e 8', pas një asisti të Rashicës. Teuta nuk qendroi të vështronte e pasi goditën traversën, barazuan rezultatin me Beqjen tetë minuta nga fundi i pjesës së parë.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e1e25b4f664.mp4"][/video]

Lexo më tejVideo/ Vllaznia 'shtrembëron' Egnatian: Brdaric i jep Tetovës humbjen e parë në kampionat

Edhe pas rifillimit ritmi mbeti i lartë, por me Skënderbeun shpenzues, përfituan durrsakët. Preknicaj përmbysi rezultatin në minutën e 66'. Alia nuk mund të bënte asgjë për të ndaluar sulmuesin, ashtu si edhe Krujën në minutën e 73', që depozitoi në rrjetë një top të grushtuar nga portieri. Për ti bërë interesante castet e fundit mendoi Rashica, që ngushtoi rezultatin në 2-3, por tepër vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi. E që asgjë të mos mungonte në këtë sfidë, korçarët kërkuan një penallti në shtesë, të cilën Hamiti nuk e mendoi njëlloj, duke e mbyllur ndeshjen mes kontestimeve.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/09/66e1e74a58beb.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI