Flash

Barcelona kërkon Rafael Leao: gati oferta, ja cilët janë lojtarët në këmbim për Milan

Lapsi.al 20 August 2024
Barcelona kërkon Rafael Leao: gati oferta, ja cilët janë
Barcelona dëshiron Rafael Leao. Sulmuesi portugez i Milan u kthye një objektiv për blaugranat pasi negociatat për Nico Williams dështuan. Megjithatë, duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike të klubit katalanas ende të angazhuar për të ulur barrën e pagave të larta (i fundit në radhë, Gundogan), operacioni është larg të qenit i vendosur. Milan është i qetë falë kontratës që ka me Leao. Portugezi sapo ka rinovuar deri në vitin 2028 dhe çmimi është vendosur rreth 90-100 milionë euro. Problemi financiar mënjanë, katalanasit duan një goditje të madhe për t'iu përgjigjur Real Madrid dhe portugezi është një nga objektivat. Lajmin e ka bërë të ditur Mundo Deportivo, duke shpjeguar situatën. Buxheti i lënë mënjanë nga Barcelona për nënshkrimin në atë rol është 60 milionë euro, e njëjta shumë e pashfrytëzuar për Nico Williams. Për të kënaqur presidentin Laporta, një nga admiruesit kryesorë të Leao, dhe për të joshur Milanin të ulet rreth një tavoline, drejtuesit e Blaugranas kanë vënë në tryezë edhe disa lojtarë teknikë në shkëmbim për të zgjedhur. Bëhet fjalë për lojtarë më shumë se të vlerësuar nga kuqezinjtë: Christensen, por edhe Ferran Torres, Inigo Martinez dhe Alejandro Balde. Lexo më tejLeao flet për Milan e raportin me Ibrahimovic: "Pas tre muajsh do të kem binjakë. Ja si do t'i kenë emrat" Gjithsesi, situata mbetet e komplikuar. E pavarësisht ksaj klubi katalanas i është futur punës sepse e di që me Jorge Mendes gjithçka është e mundur. Menaxheri i fuqishëm portugez është nga ata që mund ta kthejë të realizueshme edhe një operacion që duket i pamundur.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI