Flash

Video/ Gjesti provokues i Vardy ndaj tifozëve të Tottenham bëhet viral: "Unë një Premier, ju... zero"

Lapsi.al 20 August 2024
Video/ Gjesti provokues i Vardy ndaj tifozëve të Tottenham bëhet
Jamie Vardy rikthehet në Premier League me Leicesterin e tij dhe menjëherë shkakton polemika. Sulmuesi 37-vjeçar, i cili 8 vite më parë fitoi një kampionat historik nën drejtimin e Claudio Ranierit pikërisht në dëm të Tottenham, debatoi me tifozët e Spurs kur u zëvendësua në ndeshjen e djeshme, në të cilën shënoi edhe një gol. Vardy, teksa po largohej nga fusha, iu përgjigj tifozëve që e kishin ngacmuar. Sulmuesi i Foxes tregoi, në fanellën e tij, stemën e Premier League të fituar nga Leicester në vitin 2016, duke u tallur me ta: "Ne fituam një, ju nuk keni fituar asnjë". Në atë moment edhe lojtarët e Postecoglou u sulën kundër tij, por Vardy shkoi në pankinë pa i dhënë asnjë përgjigje. Lexo më tejVideo/ I pashtershmi Vardy shpëton Leicester: bllokohet në barazim Tottenham Në stadiumin King Power, rezultati i një ndeshje në të cilën Spurs luajtën një pjesë të parë të shkëlqyer, përpara se të binin ndjeshëm në gjysmën e dytë, ishte 1-1. Porro zhbllokoi sfidën në minutën e 29′, por ishte goli i Vardy në minutën e 58′ që ndezi atmosferën. Sulmuesi veteran i Leicester, sidoqoftë, pickimin më të fortë për tifozët e Spurs e kishte ruajtur te zëvendësimi.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI