Flash

"Një ëndërr". Gol, asist e MVP në debutimin në Serie A: ja kush është Mbangula, surpriza e Thiago Motta

Lapsi.al 20 August 2024
"Një ëndërr". Gol, asist e MVP në debutimin
Mbangula? Luan sepse e meriton”, ishte kontstatimi i Thiago Motta. E thënë, e bërë. Samuel Mbangula ishte lëvizja e parë surprizë e Thiago Motta si trajner i ri i Juventus. I rreshtuar titullar ndaj Como, anësori belg markoi debutimin e tij në ekipin e parë me golin që zhbllokoi ndeshjen në Allianz Stadium. Një gol që nxori në pah të gjitha cilësitë e tij: vrapim, shpejtësi, driblim dhe saktësi goditje. “Ishte një emocion i veçantë sepse ishte hera e parë në Serie A dhe erdhi goli i parë – i tha ai Dazn në fund të ndeshjes –. Jam shumë i lumtur, kur shënova golin e parë mendova se ishte një ëndërr. Kur e ndjej stadiumin me të gjithë tifozët është një ndjenjë e pabesueshme”.

POR KUSH ËSHTË SAMUEL MBANGULA?

Belgu i lindur në 2004, mbushi njëzet vjeç më 16 janar, Mbangula u rrit si futbollist në sektorin e të rinjve të Club Brugge. Në vitin 2019 erdhi thirrja nga Anderlecht, ku ai qëndroi vetëm për një vit, sepse vendosi të pranonte interesimin e Juventus. Ai filloi të luante me ekipin U-17 ku u evidentua menjëherë, duke u promovuar në ekipin U-19 fillimisht (skuadra Primavera) dhe te Next Gen sezonin e kaluar. Në verë ai u thirr në ekipin e parë nga Thiago Motta, duke dalë në fushë në ndeshjet kundër Nuremberg dhe Brest. Këtë mbrëmje ai bëri debutimin e tij në ekipin e parë, duke u bërë lojtari i parë belg në histori që luan titullar në Serie A me Juventus. E nisi karrierën si sulmues i parë, por me kalimin e viteve ai ndryshoi pozicionin e tij, duke luajtur shpesh si në krahun e majtë ashtu dhe si sulmues i dytë. I vlerësuar shumë si nga Montero ashtu edhe nga Brambilla, ai ishte një gur themeli si për ekipin e U-19 ashtu edhe për Next Gen, duke fituar gjithashtu një thirrje në ekipin kombëtar për kualifikueset e Kampionatit Europian të kategorisë. Ndërsa pret përforcimet që do të mbërrijnë në merkato, Thiago Motta tashmë është i vetëdijshëm se ka një shigjetë shtesë në harkun e tij ofensiv.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI