Flash

Video/ Ernest Muçi, gol pas pesë minutash në fushë: Van Bronckhorst shiko çfarë mund të bëjë ai

Lapsi.al 19 August 2024
Video/ Ernest Muçi, gol pas pesë minutash në fushë: Van

Ernest Muçi nuk ka patur situatën që mendonte te Besiktas, sidomos pas mënyrës se si mbylli sezonin e kaluar. Megjithatë ardhja e holandezit Giovanni Van Bronkhorst në pankinë i ka komplikuar gjërat për sulmuesin shqiptar, që po mbahet në pankinë. Një situatë që lidhet në fakt edhe me merkaton me lojtarin kuqezi në qendër të merkatos, i kërkuar nga Aston Villa. Sidoqoftë, Muçi ka vendosur të mos ja bëjë fare të thjeshtë detyrën holandezit dhe në minutat e para në fushë ka treguar sa vlen.

Muçi ka shënuar golin e parë për këtë sezon me fanellën e Besiktas, duke realizuar golin e katërt në fitoren 4-2 ndaj Antalyaspor. Sulmuesit të kombëtares iu deshën vetëm pak minuta për të treguar potencialin që ka. I aktivizuar në minutën e 88’ në vend të Rafa Silva, shqiptari ka arritur të shënojë në minutën e 5-të shtesë, pas një asisti të Cher Ndour. I vetëm përballë portierit, Muçi nuk e ka patur të vështirë të dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Lexo më tej: Video/ Vedat Muriqi i prish planet Mbappe: 'Pirati' i grabit fitoren Real Madrid

Në 14 ndeshje të luajtur në Turqi për Besiktas, Muçi ka shënuar 4 gola, ndërsa sezoni i kaluar i luajtur mes Legia e klubit bardhezi ka qenë ndër më produktivët në karrierën e sulmuesit: 13 gola e 2 asist në 51 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66c25d814069e.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI