Flash

Video/ Bylisit i anulohet goli, Vila e përmbys me dygolësh: Teuta rrëmben fitoren në minutën e fundit

Lapsi.al 18 August 2024
Video/ Bylisit i anulohet goli, Vila e përmbys me dygolësh: Teuta

Bylis ka parë të venitet në fund edhe pika që u duk e arritur. Në Niko Dovana, Teuta arriti të fitojë 2-1 me përmbysje, me një dygolësh të shënuar nga veterani Emiljano Vila. 36 vjeçari shënoi golin e fitores pikërisht në minutën e fundit të kohës së rregullt. Dëshpërim për skuadrën e Egbo, që gjeti avantazhin me Ëallison dhe pa ti anulohet edhe një gol në pjesën e dytë. Në fund, Martini i gëzohet tre pikëve, ndërsa Bylis duhet të shpresojë në efektin "shtëpi" javën e ardhshme.

[video width="812" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66c23dae7fb0d.mp4"][/video]

Një hap i mirë për Teutën, që e ka nisur me tre pikë kampionatin, në javën e parë, duke mundur në shtëpi Bylis me përmbysje. Një fitore dramatike, e cila erdhi në minutat e fundit falë dy golave të veteranit Emiljano Vila. Pas një merkato, që duhet ende të kompletohet, ballshiotët e drejtuar nga Egbo u futën në lojë me entuziazëm. Ëallison kaloi miqtë në avantazh, por pastaj mallakstriotët lejuan shumë inisiativë te kundërshtari.

[video width="812" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66c23dae9308d.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Egnatia, rrugë e papërshtatshme për Nëndetsen: Vuthaj e Lushkja 'fikin' Dinamon

Durrësakët nuk vonuan të përgjigjen dhe Vila barazoi rezultatin, duke shfrytëzuar një mungesë vëmendje të mbrojtjes kundërshtare për të shënuar pas një aksioni të 17 vjeçarit Arifi. Bylis e ndjeu goditjen, por sidoqoftë mund të kishin dalë me pikë të plota nëse VAR nuk do t'i kishte anuluar një gol në pjesën e dytë. E nga fitorja e mundshme hipotetike u kalua në disfatën që i la pa asnjë pikë të besuarit e Egbo. Në minutën e fundit Vila shënoi edhe golin e dytë, duke i dhënë një fitore 2-1 Teutës në ndeshjen e parë të kampionatit.

[video width="694" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66c2501801a01-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI