Flash

Idea gjeniale: ndeshje të shumta e pak pushim, Real Madrid studion pushime individuale

Lapsi.al 18 August 2024
Idea gjeniale: ndeshje të shumta e pak pushim, Real Madrid studion pushime
Pushime të personalizuara, të studiuara e të krijuara posaçërisht për çdo lojtar në veçanti. Ideja është e Real Madrid, në mënyrë që të përballojë një kalendar të ngarkuar me impenjime dhe në të njëjtën kohë të lejojë lojtarët e tij të rimarrin energji: "Dikush mund të mos luajë për një javë dhe të shkojë të pushojë me familjen e tij, veçanërisht ndërkombëtarët që kanë shumë pak pushim dhe nuk kanë asnjë ditë të vetme qetësi. Ne jemi duke e vlerësuar këtë zgjidhje me stafin mjekësor dhe trajnerët”, tha Carlo Ancelotti në prag të debutimit të tij në La Liga në shtëpinë e Mallorca. Duhet thënë se Real Madrid është nga ata klube që mund ta përballojë një situatë të tillë, duke pasur parasysh skuadrën yjore që ka në dispozicion Ancelotti: "Nëse Vinicius shkon me Brazilin për të luajtur dy ndeshje, pas kthimit ai do të ketë katër ose pesë ditë pushim. Është e vetmja mënyrë. Do ta lejojmë të bëjë çfarë të dojë në ato ditë”, shtoi trajneri merengues. Një ide që mund të përqafohet nga shumë klube të tjerë, duke qenë se në një situatë të tillë ndodhen të gjithë ata që luajnë për të paktën tre kompeticione në një sezon. Lexo më tejVideo/ Spektakël në Bernabeu për prezantimin e Mbappé te Real Madrid: “Jam një fëmijë i lumtur”

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI