Flash

U nda nga Morata, Alice Campello merr mesazhin nga Erjona Sulejmani: "Kurrë mos i beso futbollistëve..."

Lapsi.al 18 August 2024
U nda nga Morata, Alice Campello merr mesazhin nga Erjona Sulejmani:

Ndarja e papritur mes Alice Campello dhe Alvaro Morata është ende duke u diskutuar dhe gjatë një pyetje-përgjigjeje me ndjekësit e saj në Instagram, Erjona Sulejmani, modele dhe influencuese, foli për ndarjen mes të dyve. Shqiptarja ka qenë gruaja e futbollistit që luante për përfaqësuesen e Zvicrës Blerim Dzemaili dhe ndoshta e njeh mirë mardhënien mes modeleve dhe futbollistëve.

E për këtë është shprehur si më poshtë: "Më vjen keq për fëmijët! Por tani përvoja më ka mësuar se nuk ka futbollistë besnikë. Për fat të keq, ne gratë gjithmonë mendojmë dhe besojmë se mund t'i ndryshojmë këta lloj burrash dhe për këtë arsye besojmë në dashuri! E gabuar. Kurrë mos i besoni një futbollisti, sepse ai do të përfundojë gjithmonë duke të tradhtuar", tha Sulejmani.

Lexo më tejMorata ndahet nga Campello, pas tetë vjetësh lidhje e katër fëmijëve: "Vendim i dhimbshëm"

CAMPELLO: “NUK ËSHTË ASKUSH TJETËR”

Alice Campello, tashmë ish Lady Morata, konfirmoi fjalët e lojtarit dhe ndërkohë hoqi nga profili mbiemrin e tashmë ish-bashkëshortit: “Unë dhe Alvaro kemi vendosur të ndahemi dhe është vendimi më i vështirë që kemi marrë në jetën tonë – shpjegoi ajo –. Do doja të specifikoja, siç bëri ai, se nuk ka palë të treta dhe asnjë lloj mosrespektimi nga ana e asnjërit”. Më pas ajo përfundoi duke falënderuar ish-partnerin për vitet e kaluara së bashku: “Faleminderit për gjithçka që bëri për mua, për mënyrën se si u kujdes për mua, për babanë dhe bashkëshortin që ishte dhe do t’i uroj GJITHMONË më të mirën”, tha Campello.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI