Flash

Marash Kumbulla largohet nga Roma në La Liga: Espanyol nuk rri dot pa një shqiptar

Lapsi.al 17 August 2024
Marash Kumbulla largohet nga Roma në La Liga: Espanyol nuk rri dot pa
Tani është zyrtare: Marash Kumbulla largohet nga Roma dhe trasferohet në La Liga, te Espanyol. Formula e transferimit për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare është ajo e huazimit. Daniele De Rossi nuk ka dashur të lëshojë kaq lehtë një lojtar, që te Verona magjepsi gjithë Serie A, por humbi gjithcka nën drejtimin e Jose Mourinho me transferimin në Olimpico. Mbrojtësi qendror nuk pati shumë fat edhe kur u huazua për gjashtë muaj te Sassuolo, pasi vinte nga një dëmtim i gjatë, që po rrezikon ti kondicionojë karrierën. Kumbulla kërkon të rikthehet protagonist dhe tani ka shansin më të mirë me kalimin te Espanyol në La Liga. Katalanasit sapo janë ngjitur në elitën e kampionatit spanjoll dhe kërkojnë të mos zbresin më. Lexo më tej: Video/ Kumbulla kalon vizitat mjekësore e firmos me Sassuolo: asnjë ndeshje në sezon, fundi i një makthi Kumbulla do të jetë një tjetër shqiptar që do të mbrojë ngjyrat bardheblu të Espanyol, edhe pse do të donte shumë që Keidi Bare të ishte ende aty, për ta patur më të thjeshtë përshtatjen me kampionatin iberik. Bare, me ngjitjen e Espanyol në La Liga, kërkoi të ndryshonte ambjent për të patur të sigurtë minutat në fushë, duke u bashkuar në këtë verë me Real Saragoza.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI