PYETJA QË NERVOZOI LUIS ENRIQUE
“E keni parë mbrëmë debutimin e Mbappe me Real Madrid? Çfarë duhet të bëjë kjo dhomë zhveshjeje për ta bërë të ndihet pak nostalgjik?”, ishin pyetjet e gazetarit drejtuar trajnerit. Luis Enrique e dëgjoi dhe tundi kokën. Ai duket i inatosur me gazetarin spanjoll (dallohet nga përgjigja që jep, red.), i flet, duke i shoqëruar fjalët me gjestin që bën me kokën, duke i faturuar gjithë fajin. "Sa të mërzitshëm janë këta spanjollët, o Zot. Oh Zoti, je akoma këtu? Për sa kohë? Kam përshtypjen se ti jeton këtu". Lexo më tej: Video/ Real Madrid shumë i fortë për Atalantën: Valverde e Mbappé i dhurojnë Superkupën e gjashtë Nuk ka mbaruar. Luis Enrique e nxiti bashkëbiseduesin e tij, pothuajse dukej sikur tallej me të dhe e poshtëroi duke shtuar: "Të pëlqeu Olimpiada? Ndoshta, jo... Nuk e imagjinoja që do të më bësh përsëri një pyetje për Kylian. Por unë nuk kam asgjë për të fshehur. Gjithmonë kam pasur shumë respekt për të, mendoj se ai është një person absolutisht unik dhe i jashtëzakonshëm. Më pëlqeu të luaja me të e vëllain e tij Ethan". Përgjigja është plot sarkazëm: "E përshëndes me shumë dashuri, i uroj më të mirat dhe fatin më të mirë. Natyrisht jo kur dhe nëse ai luan kundër nesh, duke shpresuar që PSG të mund Real Madrid".? LA REACCIÓN DE LUIS ENRIQUE CUANDO LE PREGUNTARON POR MBAPPÉ
— Diario Olé (@DiarioOle) August 15, 2024
Al técnico del PSG le preguntaron por el debut de Kylian en el Real Madrid y explotó: “Qué pesados son los españoles" ?️ pic.twitter.com/i6frVooqoJ