Flash

Video/ Çmenduri, Ajax në playoff pas një rekordi prej 34 penalltish: vetëm një skuadër shqiptare në Europë

Lapsi.al 16 August 2024
Video/ Çmenduri, Ajax në playoff pas një rekordi prej 34
Ekzaktësisht 34 penallti u deshën për të përcaktuar fituesin mes Ajax, që do të luajë në play-off të Europa League dhe Panathinaikos, që në vend të kësaj bie në Conference League. Një rekord absolut në Europë, i fiksuar pas ndeshjeve të kthimit të raundit të tretë të dy kompeticioneve të UEFA-s. Pas 2-1 në ndeshjen e parë në favor të holandezëve të Ajax, të drejtuar nga Farioli, Panathinaikos arriti të gjente kohën shtesë pothuajse në minutën e 90' të ndeshjes së kthimit me golin e Tetè. Pas kohës shtesë kualifikimi u vendos te penalltitë, me nga 17 penallti për secilin ekip. Në fund holandezët fituan. Qualification Europa League Lincoln Red Imps FC 2-1 Dinamo Minsk Rapid Wien 2-0 Trabzonspor Elfsborg 2-0 Rijeka Viktoria Plzen 1-0 Kryvbas Cercle Brugge 1-0 Molde Ajax 0-1 Panathinaikos Lugano 2-2 Partizan Beograd Maccabi Tel Aviv 3-0 FK Panevezys Servette 1-2 SC Braga Borac Banja Luka 3-1 Klaksvik Shamrock Rovers 3-1 NK Celje

DRITA, SHQIPTARJA E VETME NË CONFERENCE

Vetëm një skuadër shqiptare ka mbetur në Europë dhe do të luajë në playoff të Conference League. Drita e drejtuar nga Zekerija Ramadani ka realizuar përmbysjen ndaj Auda të Letonisë pas një ndeshje dramatike që u zgjidh në shtesa. Humbja 1-0 në ndeshjen e parë në transfertë u fshi nga penalltia e Blerim Krasniqit vetëm 15 minuta para fundit. Letonezët barazuan në kohën e parë shtesë, por gjilanasit bënë përmbysjen e madhe falë golave të Brojës dhe Dabiqajt, duke siguruar për herë të parë kalimin në fazën play-off të Conference League. Ballkani u eliminua me penallti përballë Larne të Irlandës së Veriut në turin e tretë të Ligës së Europës, duke i dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Europë për këtë sezon. Pas humbjes 1-0 në shtëpi, Ballkani reagoi në transfertë, duke fituar në kohën e rregullt 0-1 me golin e Hamidit. Në shtesë nuk ndodhi asgjë dhe për të përcaktuar fituesin u deshën penalltitë ku gabimet e Hamidit dhe Ajazajt i dhanë skuadrës së Larne kualifikimin në turin tjetër, Qualification Conference League Flora Tallinn 1-2 Vikingur Reykjavik Legia Warszawa 1-1 Broendby IF Pyunik 1-0 Ordabasy Shymkent Sabah FK 0-1 St. Patrick's Athletic Zira 2-2 Osijek Banik Ostrava 1-0 FC Copenhagen Brann 3-1 St. Mirren CFR Cluj 1-0 Maccabi Petach Tikva Djurgaarden 3-1 Ilves FC Sheriff 0-1 Olimpija Ljubljana Hapoel Beer Sheva 2-4 Mlada Boleslav Pafos FC 4-0 CSKA 1948 Tromsoe 0-1 Kilmarnock AEK Athens 1-0 FC Noah Istanbul Basaksehir 2-0 FC Iberia 1999 Drita 3-1 Auda Vojvodina 1-0 Maribor Zrinjski Mostar 2-0 Botev Plovdiv Gent 3-2 Silkeborg Slask Wroclaw 3-2 St. Gallen Wisla Krakow 3-1 Spartak Trnava Decic Tuzi 2-1 HJK Helsinki Hajduk Split 0-1 Ruzomberok Larne 0-1 Ballkani Puskas FC Academy 3-3 Ararat Armenia Vitoria de Guimaraes 2-0 FC Zurich

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI