Flash

Tërbimi i tifozëve të Salernitanës, gurë kundër makinës së Dia: ja çfarë ndodhi pas Kupës së Italisë

Lapsi.al 14 August 2024
Tërbimi i tifozëve të Salernitanës, gurë kundër

Një episod i shëmtuar në fund të historisë e një mënyrë e pakëndshme për të thënë lamtumirë. Eksperienca e Boulaye Dia te Salernitana tani ka arritur pikën e fundit. Sulmuesi senegalez, i cili theu mardhëniet me klubin dhe tifozët muaj më parë, është gati të fillojë kapitullin e ri të karrierës së tij. Duke përjashtuar çdo befasi do të jetë Lazio.

Bardhekaltrit kanë arritur një marrëveshje me klubin Granata, tani ata duhet të arrijnë një marrëveshje me lojtarin. Ai prej kohësh ka qenë i ndarë në shtëpi, edhe pse luajti - dhe u tregua vendimtar - në ndeshjen e fundit të Kupës së Italisë kundër Spezia. Një ndeshje në të cilën Dia shënoi një dygolësh (dhe një nga penalltitë në llotarinë e fundit, pastaj e fituar), por që e pa atë edhe si protagonist të një episodi të pakëndshëm. Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit disa tifozë të Salernitana e shënjestuan Dia, duke hedhur gurë dhe sende të ndryshme kundër makinës së tij.

ARSYEJA E KONTESTIMIT TË TIFOZËVE KUNDËR DIA

Dia është kontestuar prej disa muajsh nga tifozët Granata. Senegalezit nuk i është falur sjellja e tij në sesionin e kaluar të merkatos së verës (kur nguli këmbë deri në momentin e fundit për të shkuar te Wolverhampton) dhe performanca e pamjaftueshme e sezonit të fundit. Kjo është arsyeja pse, në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Spezias, Dia u fishkëllye vazhdimisht nga tifozët e tij (tani gati ish). Edhe sulmuesi, megjithatë, nuk qëndroi duarkryq: pasi shënoi dy golat (që e çuan ekipin e Martuscellos te penalltitë), ai u kthye në mënyrë provokuese drejt kthesës, duke e rritur edhe më shumë nervozizmin ndaj tij.

Lexo më tej: Salernitana ndryshon renditjen e Serie A: nëse përjashtohet, zerohen pikët e takimeve në ndeshjet e tyre

GURË KUNDËR MAKINËS SË DIA

Deri në bilbilin e fundit, kontestimi mbeti brenda kufijve të pranueshëm. Më pas, megjithatë, siç raporton SportMediaset, ajo shkoi me vendosmëri më tej. Në fund të ndeshjes, pasi u kthye në qendrën sportive, Dia u përndoq nga disa persona me motoçikleta të cilët hodhën sende të ndryshme (përfshirë gurë) ndaj makinës së tij. Fatmirësisht lojtari ka mbetur i padëmtuar, ndërsa makinës i janë thyer xhamat. Vërtet një mënyrë e pakëndshme për të thënë lamtumirë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI