Flash

Video/ Mourinho jashtë Champions e me justifikimin gati: “Nëse flas futem në telashe”

Lapsi.al 14 August 2024
Video/ Mourinho jashtë Champions e me justifikimin gati: “Nëse
José Mourinho nuk do të marrë pjesë në edicionin e ri të Champions League. Për Fenerbahce mbërriti goditja më e rëndë, eliminimi në paraeliminatore ndaj Lille që shënoi golin vendimtar në momentin e fundit të ndeshjes, duke dënuar trajnerin portugez të qëndrojë jashtë kupës më prestigjioze pikërisht në edicionin që do të nisë me modulin e ri. Një hap fals që nuk është kapërcyer lehtë, siç konfirmoi Mourinho në konferencën për shtyp, duke sjellë fjalë të vjetra që u shndërrua në justifikimin e tij më të famshëm. Në çdo rast, sezonin e ardhshëm ai do të marrë pjesë në Europa League ku mund të takohet edhe me Romën, ish-skuadrën e tij.

TËRBIMI I MOURINHO: "NUK FLAS"

Barazimi 1-1 nuk i mjaftoi Fenerbahce për t'u kualifikuar në Champions League. Goli i David në minutën e 118' i prishi festën skuadrës turke dhe portugezit Mourinho, i cili u eliminua në fazën paraeliminatore të kompeticionit për herë të parë në karrierën e tij. Tani ai do të duhet të përballet me Europa League, por nuk duket si një ngushëllim i madh për të. Në konferencën për shtyp u fol shumë për eliminimin dhe mundësinë e re europiane, por portugezi i befasoi të gjithë duke përsëritur moton e tij të vjetër që ishte bërë virale në atë kohë në Angli: “Në Europa League mund të bëjmë shumë mirë. Por nëse... nuk dua të vazhdoj me këtë fjali, sepse nëse e them përfundoi në telashe. Nuk do ta kishim fituar kurrë Champions League. Nuk do të kishim arritur kurrë në finale". Nuk mungoi polemika edhe kundër arbitrit Sánchez Martínez, i akuzuar se i humbi shumë kohë ekipit të tij: "Të mos humbasësh kohë është puna e arbitrit, ai duhet të respektojë lojën. Ai duhet t'i bëjë lojtarët ta respektojnë atë. Nëse ata marrin një karton të verdhë në 20 minutat e para do të ndryshonte gjithçka, por nuk e bëjnë".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI