Flash

Video/ Abel vs Bets përfundon në një rrahje masive: policia futet në ring, arrestohet boksieri

Lapsi.al 13 August 2024
Video/ Abel vs Bets përfundon në një rrahje masive: policia futet
Skena të paparë kanë ndodhur në ringun e Wheeling në Virxhinian Perëndimore në Shtetet e Bashkuara në fund të ndeshjes së boksit mes Zach Abel dhe Mikey Bets e cila mbylli programin e eventit Rough N'Rowdy 25 të organizuar nga blogu amerikan Barstool Sports. Vendimi i arbitrave, në fakt, shkaktoi një bujë të vërtetë e cila përfundoi me ndërhyrjen e policisë në ring dhe arrestimin e njërit prej dy boksierëve dhe disa anëtarëve të stafit të tij. Edhe pse shumica e spektatorëve besonin se Zach Abel e kishte fituar me lehtësi duelin, arbitrat në fakt kurorëzuan Mikey Bets si fitues të ndeshjes, duke shkaktuar protesta të forta mes shikuesve që ndiqnin ndeshjen në internet dhe atyre të pranishëm në arenë. Dhe e njëjta gjë ishte edhe për boksierin e shpallur të mundur.

SI NISI SHERRI?

Menjëherë pas shpalljes së vendimit të gjyqtarëve, Zach Abel dhe vëllai i tij Spencer (gjithashtu boksier) nxituan te pronari i Barstool Sports, Dave Portnoy, për të kundërshtuar vendimin dhe për të kërkuar një rishikim, por nuk e morën atë. Në atë moment, të dy u kthyen në ring, duke shkaktuar një rrahje masive me anëtarët e të dy skuadrave që shkëmbenin grushta me njëri-tjetrin, ndërsa disa u përpoqën të frenonin dy vëllezërit. Një video që qarkullon në internet tregon grushtin që ndezi përleshjen dhe Zach Abel duke dhënë një goditje me të majtën në fytyrën e dikujt në këndin kundërshtar, të njëjtit që iu vërsul më pas edhe vëllai i tij Spencer). Sherri vazhdoi të bëhej gjithnjë e më i dhunshëm me një numër gjithnjë e më të madh njerëzish të përfshirë dhe kështu, për të qetësuar gjërat dhe për t'i dhënë fund situatës, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të policisë dhe personelit të sigurisë që u futën me shpejtësi në ring duke ndaluar dy vëllezërit që kishin nisur gjithçka. Të dy, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për t'u çliruar, u prangosën dhe u morën në rajon. Një skenë absurde që i dha fund ngjarjes Rough N'Rowdy e cila tërhoqi vëmendjen me pamjet që bënë xhiron e botës, sapo video e pas-ndeshjes me përleshje dhe arrestime u bë virale në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI