Flash

Bissouma filmon veten duke thithur gas oksid azoti dhe publikon videon: në Angli ky është krim

Lapsi.al 12 August 2024
Bissouma filmon veten duke thithur gas oksid azoti dhe publikon videon: në

Gjest i pakuptimtë i futbollistit të Tottenham, Yves Bissouma, i cili publikoi një video në profilet e tij sociale në të cilën po kryen atë që konsiderohet krim në Britaninë e Madhe. Në fakt, mesfushori nga Mali përfundoi në qendër të një skandali pasi postoi disa video në Snapchat dhe në historitë e tij në Instagram ku e tregonte atë duke thithur gaz euforik, "drogën e re" që është duke fituar terren në Angli. E njohur si "crack hippy", zotërimi i saj për "qëllim harbimi" është i paligjshëm që nga viti i kaluar. Madje përsëritësit rrezikojnë deri në dy vjet burg si dhe një gjobë shumë të rëndë.

Në fakt, ylli 28-vjeçar i Spurs menjëherë pas ndeshjes së fundit parasezonale të skuadrës së tij (të luajtur kundër Bayern Munich) shkoi për të festuar me disa miq nëpër rrugët e Londrës, në një limuzinë me shofer. E pikërisht në atë moment, siç zbulohet nga videot që ai vetë ka publikuar në rrjetet sociale, Bissouma ka thithur oksidin e dëmshëm të azotit (mund të shkaktojë çrregullime të trurit, depresion, humbje të kujtesës, mosmbajtjeje, halucinacione dhe dëmtim të sistemit nervor).

NDJESA PAS KTHJELLIMIT...

Të nesërmen Yves Bissouma kërkoi falje për atë që kishte bërë, duke marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi: "Dua të kërkoj falje për këto video. Ishte një mungesë serioze gjykimi. Unë e kuptoj sa serioze është kjo situatë dhe rreziqet shëndetësore që ajo sjell dhe e marr shumë seriozisht përgjegjësinë time si futbollist dhe model sjellje”, tha mesfushori i lindur në vitin 1996, duke iu referuar videove që e përjetësuan teksa thithte gazin e të qeshurit.

Megjithatë, një falje mund të mos mjaftojë duke qenë se si policia ashtu edhe klubi i tij mund të marrin masa për këtë akt të çmendur të lojtarit. Tottenham në fakt i ka bërë të ditur The Sun se ngjarjet janë duke u shqyrtuar dhe se çështja do të trajtohet nga brenda, ndërsa për momentin nuk ka asnjë lajm për hetime të vazhdueshme nga policia. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se abuzimi me "hippy crack" nga futbollistët e Premier League po kthehet në një zakon të vërtetë. Bissouma është, në fakt, vetëm i fundit në listën e gjatë të kolegëve të kapur duke thithur oksid azoti.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI