Flash

Video/ Osimhen filmohet në diskotekë: sulmuesi nigerian gati e rreh tifozin

Lapsi.al 12 August 2024
Video/ Osimhen filmohet në diskotekë: sulmuesi nigerian gati e rreh
Cila do të jetë e ardhmja për Victor Osimhen? Nigeriani, aktualisht, është në qendër të një situate jashtëzakonisht komplekse. Në merkato prej disa kohësh, sulmuesi i Napolit është përafruar disa herë me PSG, që megjithatë nuk i është afruar kurrë kërkesës së De Laurentiis për çmimin (130 milionë euro). I njëjti skenar për Chelsea, me të cilin pronari i të kaltërve shpresonte të fillonte një shkëmbim (plus pagesë në favor të napolitanëve) për t'i dhuruar Antonio Contes sulmuesin e tij të preferuar: Romelu Lukaku. Kështu, për momentin, lojtari i lindur në '98 e gjen veten jashtë skuadrës së Napolit. Kjo situatë ka të ngjarë të ndikojë në moralin e lojtarit. Nëse përsa i përket futbollit të luajtur, nigeriani është jashtë projektit të Napolit, edhe jashtë fushës situata nuk është aspak e qetë, siç dëshmohet nga reagimi i ashpër, në disko, ndaj një tifozi që po e filmonte.

OSIMHEN FILMOHET NË DISKOTEKË

Mbrëmjen e së shtunës, në fund të ndeshjes kundër Modena, disa lojtarë të Napolit u mblodhën në një lokal të njohur në qytet për ditëlindjen dhe festën e lamtumirës të Cajuste (transferuar te Brentford). Ndër këta ishte edhe Viktor Osimhen. Gjatë mbrëmjes, nigeriani vuri re se po filmohej nga një tifoz. Lexo më tej: Osimhen nuk del në stërvitje me Napolin, Calenda e zgjidh me PSG: gati mbi 100 milionë euro Nga këtu lindi edhe reagimi shumë i ashpër i sulmuesit nigerian, i cili i kapur nga nervozizmi iu afrua për t’i rrëmbyer telefonin nga duart tifozit, me qëllim që të ndalonte xhirimet. Një episod i pakëndshëm që përfshin sulmuesin nigerian Osimhen, i cili tashmë mund të jetë subjekt i një sanksioni nga klubi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Spazio Napoli (@spazionapoli.it)

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI