Flash

Valiev e Dudaev spektakolarë në tapet: Chermen fiton e lufton tani për të bronxtën, Islam arrin çerekfinalen

Lapsi.al 10 August 2024
Valiev e Dudaev spektakolarë në tapet: Chermen fiton e lufton tani

Mundësi, Chermen Valiev, vazhdon të impresionojë duke treguar se ka ditur të ngrihet në këmbë pas padrejtësisë që iu bë në çerekfinale kundër Razambek Jamalov, në peshën deri në 74 kg. Mundësi kuqezi, pas ripeshkimit ka mposhtur bjellorusin Mahamedkhabib Kadzimahamedau, në fazën çerekfinale.

Një sukses impresionues i Valiev që nuk e ka diskutuar kurrë duelin, që përfundoi 12-2 për mundësin kuqezi. Tashmë, mundësi i natyralizuar si shqiptar, ka tashmë shansin për të fituar medaljen e bronztë, në duelin e sotëm që do të zhvillojë në orën 18:00, përballet rivalit nga Taxhikistani, Viktor Rasadin. Në rast triumfi, atëherë Shqipëria do të fitonte medaljen e parë në Olimpiadë, atë të bronztë.

Lexo më tejDejaVu në Paris, Valiev mposhet në çerekfinale nga Jamalov dhe bën tifo për atë që e mundi

Në garë për medalje është edhe mundësi Islam Dudaev. Në provën e parë në 1/8 për peshën deri në 65 kg, mundësi kuqezi ka kaluar me autoritet kundërshtarin nga Samoa Gaku Akazaëa. Një rezultat teknik i pastër 10-0 që e dërgon Dudaev në çerekfinale të Paris 2024. Mundësit që përfaqëson Shqipërinë, Dudaev i duhen edhe dy fitore të tjera, për të fituar një medalje. Ndërsa kundërshtari i radhës për mundësin tonë do të jetë iraniani, Rahman Amouzad.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/66b73fabbf6df.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI