Flash

Tsitsipas sherr me të atin, e përzë nga fusha dhe e shkatërron verbalisht: “Jam shumë i zhgënjyer prej tij”

Lapsi.al 9 August 2024
Tsitsipas sherr me të atin, e përzë nga fusha dhe e
Stefanos Tsitsipas është tashmë jashtë Canadian Open. Tenisti grek u mposht në dy sete nga Kei Nishikori, i cili po tenton të rikthehet në kompeticione dhe, si gjatë, ashtu dhe pas ndeshjes, inatin ia nxorri të atit, Apostolos, i cili është edhe trajneri i tij. Ose ndoshta më saktë duhet thënë ishte trajneri i tij. Sepse nisur nga fjalët e zjarrta duket se marrëdhënia e punës ka përfunduar këtu.

TSITSIPAS ELIMINOHET MENJËHERË NGA NISHIKORI

Që greku është një lojtar i talentuar, por jo konsistent, dihet prej kohësh. Ai nuk arriti të bëjë kapërcimin përfundimtar në cilësi. Pas suksesit në Monte Carlo ai u rikthye në dhjetëshen e parë të renditjes, por rezultatet e turneve të fundit nuk kanë qenë të jashtëzakonshme. E tani renditja rrezikon të jetë edhe më deficitare. Në Montreal, Tsitsipas bëri debutimin e tij në raundin e dytë dhe humbi 6-4 6-4 nga japonezi Nishikori, ish-lojtar i dhjetëshes së parë, i cili në Olimpiadë është rikthyer të garojë pas një mungese shumë të gjatë.

KRITIKAT NDAJ TË ATIT: "NUK U TREGUA INTELIGJENT"

Një rezultat shumë befasues që ndoshta ishte edhe për shkak të problemeve të brendshme të familjes Tsitsipas. Gjatë ndeshjes tenisti debatoi me të atin dhe ndërpreu një shërbim dhe i kërkoi të largohej nga tribuna. I nervozuar edhe për sipërfaqen që nuk i pëlqente, e cilësoi të papranueshme, pas ndeshjes i rrit dozat e përplasjes duke thënë fjalë shumë të ashpra ndaj babait Apostolos: “Më dukej se topi im ishte i ngordhur, pa asnjë peshë. Kjo kur përpiqesha ta shtyja goditjen e drejtë e ndjeja se nuk po shkonte askund. Kjo ishte gjithashtu arsyeja pse u grinda me të gjatë ndeshjes. Im atë nuk u tregua inteligjent ose i aftë në menaxhimin e disa situatave. Nuk është hera e parë që e bën këtë dhe jam shumë i zhgënjyer”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI