RRËZIMI I DHUNSHËM
Gjithçka ndodhi ndërsa 24 vjeçari po luftonte për medaljen e artë në garën në të cilën ai dëshmoi se mund të thoshte fjalën e tij, përkatësisht në 3000 metra me pengesa. Në xhiron e fundit, megjithatë, ndodhi diçka e papritur, me një pengesë që doli shumë e rrezikshme. Lamecha Girma në përpjekje për të kapërcyer “barrierën” u pengua, duke përfunduar me një rënie katastrofike. Atleti afrikan ishte shumë i pafat, pasi ka goditur ashpër kokën dhe në veçanti pjesën e pasme të qafës kur ra përtokë.
PA NDJENJA NË PISTË
Gara vazhdoi me disa sportistë që thuajse iu desh të kapërcenin afrikanin Girma, pa e kuptuar peshën e situatës. Vetëm pas pak sekondash, u kuptua se etiopiani kishte humbur ndjenjat me mjekët që mbërritën menjëherë për të vlerësuar gjendjen e tij. Ateltit ju vendos një qafore dhe pastaj u transportua jashtë stadiumit me barelë, ku autoambulanca u kujdes për transferimin në spital.World Record holder Lamecha Girma took a nasty fall as he fell in the 3000m steeplechase and rival Soufiane El Bakkali took Olympic gold ?
We send out best wishes and hope Lamecha is okay ❤️#Paris2024 pic.twitter.com/510IBd3Avu — Eurosport (@eurosport) August 7, 2024