Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Humbje tragjike për ish-mbrojtësin e Milan, Serginho: ndahet nga jeta i biri 20 vjeçar Diego

Lapsi.al 8 August 2024
Humbje tragjike për ish-mbrojtësin e Milan, Serginho: ndahet nga jeta
Një zi e rëndë ka kapluar shtëpinë e brazilianit Serginho, ish-anësorin historik të Milan. 53-vjeçari është duke vajtuar në këto orë humbjen e djalit të tij Diego, vetëm 20 vjeç. Për momentin nuk janë bërë të ditur shkaqet e kësaj humbje të rëndë. Serginho në karrierë e ka kaluar jetën si futbollist mes Brazilit e Italisë. E nisi me Itaperuna, Bahia, Flamengo e Cruzeiro. Pastaj, pas eksperiencës me San Paolo, fitoi gjithcka me Milan nga 1999 në 2008: një titull kampion, një Kupë Italie, një Superkupë italiane, 2 Champions League (2003 e 2007), 2 Supercoppe europiane e një Botëror për klube në 2007. Në vitin 2008, Serginho mbylli karrierën pikërisht në Milano. Mesazhet e afeksionit nga kuqezinjtë dhe më gjerë kanë nisur tashmë në rrjetet sociale: edhe vetë klubi Via Aldo Rossi i ka kushtuar një mendim brazilianit. "Ne mblidhemi rreth Serginho dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tij Diego. Gjithmonë në zemrat tona", ishte postimi i publikuar në X nga Milan. Lexo më tejInter në ekstazë pas derbit të fituar, Serginho replikon: "5-1 në derbi mund të ndodhë, 6-0 e Milan mbetet në histori" Menjëherë më pas, ngushëllimeve iu bashkua edhe Inter: “FC Internazionale Milano i shpreh ngushëllimet familjes Serginho për vdekjen e parakohshme të djalit të tyre Diego”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI