Flash

Arrestohen Frankowski e Musial, dy arbitrat e Dinamo-Rangers në Champions: të dehur, vodhën tabelat rrugore

Lapsi.al 6 August 2024
Arrestohen Frankowski e Musial, dy arbitrat e Dinamo-Rangers në Champions:

Çështja e parë për Champions League 2024/2025, që ende pa nisur në formatin e ri, tashmë tërhoqi polemikat rreth vetes. Jo për situata në fushë, por jashtë saj duke qenë se në Lublin, vendi i ndeshjes mes Dynamo Kiev dhe Rangers, dy arbitrat e Var përfunduan në pranga. Polakët Bartosz Frankowski dhe Tomasz Musial, përkatësisht Var dhe Avar të garës, u arrestuan pasi u kapën me një nivel të lartë alkooli në gjak gjatë një kontrolli. Të dy, raporton TVP Sport, janë përfshirë në vjedhjen e një tabele rrugore.

Lajm sensacional, i cili e fut menjëherë UEFA-n në kaos edhe para bilbilit të fillimit të Champions. Dyshja polake, në fakt, u ndalua natën mes të hënës 5 dhe të martës 6 gusht në Lublin, vend neutral i ndeshjes mes ukrainasve të Dynamo Kiev dhe skocezëve të Rangers. Bartosz Frankowski dhe Tomasz Musial, si Var dhe Avar të garës, u ndaluan rreth orës 2 të mëngjesit teksa po ecnin nëpër rrugët e qytetit me një person të tretë me një tabelë rrugore nën krah.

Një situatë që tërhoqi vëmendjen e policies, të cilët nisën menjëherë kontrollin e rastit dhe gjetën Frankoëski dhe Musial me një nivel shumë të lartë alkooli në gjak. Për Frankowski, raporton TVP Sport, norma ishte 1.7, për kolegun e tij 1.8.

Me të mësuar lajmin, UEFA zëvendësoi menjëherë dy gjyqtarët, ndërsa vendasit Kwiatkowski dhe Malec zunë vend për ndeshjen e Champions League. Federata Polake e Futbollit njoftoi se kishte nisur hetimin e rastit me një vendim të mundshëm të ashpër ndaj të dyve. Frankowski dhe Musial, në fakt, janë pezulluar në pritje të hetimeve, të cilat, nëse akuzat konfirmohen, mund të çojnë në ndërprerjen e kontratave të të dyve.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI