Flash

Simone Biles tërbohet pasi dështoi të merrte medaljen e artë: “Përse bëni shhhh? Mjaft”

Lapsi.al 6 August 2024
Simone Biles tërbohet pasi dështoi të merrte medaljen e

Gjimnastja italiane Alice D'Amato fitoi medaljen e artë në tra në Paris 2024, duke lënë në zhgënjim favoriten e madhe Simone Biles. Amerikania dëshironte të fitonte, por u detyrua të kënaqej vetëm me vendin e pestë. Edhe pse më pas, ajo rikuperoi duke fituar medaljen e argjendtë në ushtrimet e lira. Por pas performancës së saj në traun e ekuilibrit, gjimnastja amerikane ka pasur një moment nervoz me publikun, të cilin e heshti me ashpërsi.

BILES HUMBI OBJEKTIVIN E 5 TË ARTAVE NË PARIS

Biles ishte e zemëruar, nervoze, padyshim e zhgënjyer pas performancës së saj në traun e ekuilibrit. Ajo donte të fitonte për të ndjekur objektivin e pesë medaljeve të arta në Paris 2024 dhe duke i fituar të gjitha do të kishte arritur me 9 medalje legjendaren Larisa Latynina, rekordmene e të gjitha kohërave në gjimnastikën artistike të femrave. Në vend të kësaj, planet dështuan dhe pas tri medaljeve të arta të fituara, arriti një vend i pestë, me pasojë zhgënjimin, i cili u shfaq në një qortim për publikun e Bercy.

BILES TËRBOHET ME PUBLIKUN

Simone Biles është një nga sportistet më të njohura dhe më të mira në botë dhe vetëkuptohet se ka shumë tifozë dhe spektatorë që duan të shohin live garat e saj. Jo të gjithë janë të edukuar me sportin dhe ka nga ata që ndoshta kanë shkaktuar pak konfuzion. Biles u rrëzua gjatë provës së saj në tra dhe menjëherë kuptoi se numri katër i medaljeve të arit ishte zhdukur. Pasi mbaroi prova, shtatë herë medalistja e artë olimpike e nxori inatin me publikun në Bercy Arena. Arsyeja ishte e qartë. Atletes nuk i pëlqyen zhurmat e bëra gjatë provës së saj. "Mjaft bëtë shhh. Mjaft, bëni qetësi", u tha ajo tifozëve duke ngritur krahët në ajër.

Lexo më tej: Biles mbretëresha e padiskutueshme e Parisit: në kërcim kaluçi mbërrin medalja e tretë e artë, e 7 olimpike

POR ÇFARË NDODHI SAKTËSISHT?

Gjimnastja është bezdisur nga sinjalet e prodhuara nga disa spektatorë, teksa heshtën, me një zhurmë të pakëndshme, ata që bërtisnin në tribunë: “Forca Simone”, gjatë provës së saj në tra. Nuk është e sigurt që ai refren ishte vendimtar për performancën e Biles, por ajo sigurisht e dëgjoi dhe kjo e shqetësoi.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI