Flash

U arratis nga represioni në moshën 11 vjeçare: Ngamba, sukses historik për ekipin e refugjatëve

Lapsi.al 5 August 2024
U arratis nga represioni në moshën 11 vjeçare: Ngamba, sukses

Medalja e parë historike për ekipin olimpik të refugjatëve, falë fitores së Cindy Ngamba në boks ndaj francezes Davina Michel. Boksierja kamerunase, e kualifikuar për në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike Paris 2024, do të marrë të paktën medaljen e bronztë në kategorinë nën 75 kg.

Kjo është medalja e parë e fituar nga skuadra e refugjatëve, e pranishme në Lojërat që nga Rio 2016. Cindy Ngamba, e cila fitoi me pikë 5-0 përballë rivales së saj vendase, ka statusin e refugjatit në Britaninë e Madhe. Historia e saj është prekëse. Në Britaninë e Madhe ajo mbërriti në moshën 11-vjeçare për shkak të represionit ndaj homoseksualëve në vendin ku ka lindur.

FESTA E BOKSIERES PAS FITORES

"Për mua do të thotë gjithë botën të jem anëtari i parë i një ekipi refugjatësh që fiton një medalje. Unë jam thjesht një qenie njerëzore, si çdo refugjat tjetër. Ka refugjatë në të gjithë botën," tha Ngamba, pas fitores në ring. "Dua t'u them të gjithë refugjatëve anembanë botës dhe refugjatëve që nuk janë atletë dhe janë kryesisht qenie njerëzore në mbarë botën se duhet të vazhdoni të punoni shumë, të vazhdoni të besoni në veten tuaj. Ju mund të arrini gjithçka që keni objektiv", tha ajo.

Ngamba, 25 vjeç, erdhi në Britani në moshën 11-vjeçare me vëllain e saj për të jetuar me babanë e tyre. Ajo është një kampione e trefishtë britanike, por konkurron për ekipin e refugjatëve në Paris, sepse nuk ka nënshtetësi britanike. "Ekipi GB ka qenë gjithmonë në anën time. Ndjehem sikur jam pjesë e Team GB, por në letër nuk jam", tha ajo për Independent vitin e kaluar. Ajo mori statusin e refugjatit disa vite më parë, pasi deklaroi publikisht si homoseksualitetin e saj. Ajo nuk mund të kthehet në Kamerun sepse mund të përballet me burg pasi homoseksualiteti është i paligjshëm në vendin afrikan.

Ngamba arriti në Lojërat e Parisit duke fituar një turne kualifikues në Itali në fillim të vitit. Ajo financohet nga Programi Olimpik i Solidaritetit, por mund të përfitojë nga financimi britanik nëse fiton shtetësinë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI