Flash

Djokovic futet në legjendë, thyen Alcaraz e rrëmben medaljen e artë olimpike: “Dhashë shpirt e zemër”

Lapsi.al 4 August 2024
Djokovic futet në legjendë, thyen Alcaraz e rrëmben medaljen e
Novak Djokovic është spektakolar në Paris 2024. Serbi, i cili mposhti Carlos Alcaraz në dy sete (7-6, 7-6) në Philippe-Chatrier të Roland Garros, fitoi medaljen e parë të artë në karrierë në Olimpiadë. Kështu, tenisti 37-vjeçar arrin një tjetër moment historik në karrierën e tij fantastike, duke e përfunduar ndeshjen me lot emocionesh. Për të kjo është medalja e dytë në një garë me pesë unaza, pas medaljes së bronztë në vitin 2008.

DJOKOVIC: "DHASHË ZEMËR E SHPIRT PËR KËTË MEDALJE"

Tie break i dyfishtë për Djokovic, në një ndeshje të ekuilibruar përballë fenomenit të ri spanjoll. Në të dyja rastet kampioni olimpik e mbylli historinë me shumë autoritet. Për Carlitos një medalje argjendi shumë prestigjioze. Në podium ishte edhe italiani Lorenzo Musetti, i cili mori medaljen e bronztë të shtunën. Lexo më tej: VIDEO/ Novak Djokovic goditet në kokë me shishe uji në Romë Menjëherë pas triumfit, Djokovic u gjunjëzua i përlotur dhe falënderoi publikun për mbështetjen në tribunë. Ai më pas festoi në qendër të fushës, përpara se të shkonte drejt tribunës për të përqafuar gruan e tij Jelena dhe fëmijët Stefan dhe Tara. “Për këtë të artë kam dhënë zemrën dhe shpirtin” ishte komenti i kampionit serb para kamerave.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI