SI SHKOI MIQËSORJA E DYTË E BARDHEZINJVE?
Juventus e nisi më mirë, i vendosur për të demonstruar potencialin e tij. Shumë zotërim topi, por ende me pak konkretizim dhe shumë ngadalësi në manovër. Titullarë në mesfushë ishin fillimisht Locatelli dhe Thuram. Dy sinjalet e vetme të Juventus në pjesën e parë mbanin firmën e Vlahovic. I pari me kokë në një goditje perfekte nga këndi, ku serbi nuk gjeti rrjetën nga dy hapa larg; i dyti pas një aksioni të bukur koral, por e majta e tij u devijua. Në pjesën e dytë skuadrat u kthyen në fushë në tjetër mënyrë. Megjithatë, skuadra e parë që kaloi në avantazh ishte ajo franceze. Një hapësirë për Camara, i cili kontrolloi me të djathtë dhe mposhti Perin në minutën e 51'. Bardhezinjtë reaguan, duke fituar një penallti pas pak minutash me Locatelli, që u pengua në zonë. Vlahovic u paraqit në pikën e bardhë, këtë herë duke shënuar golin e 1-1 në minutën e 58'. Kështu, Juventus mori guxim dhe filloi të bëjë sërish lojën, edhe sepse në gjysmë orën e fundit trajneri hodhi në lojë Yildiz dhe Douglas Luiz. Veçanërisht braziliani tregoi se ka një marsh më shumë dhe nga një goditje këndi dhuroi asistin për bashkëkombasin e tij Danilo. Mbrojtësi me kokë i dha kryesimin skuadrës së tij 2-1, në minutën e 72'. Megjithatë, në finale, Zonja e Vjetër pësoi golin e barazimit në një kundërsulm në të cilin u gjendën tepër të ekspozuar. Në minutën e 83' Camblan shënoi nga afër, duke e bërë rezultatin 2-2. Disa gjëra të mira Juventus i tregoi, por po aq edhe për të korrigjuar.Dusan and Danilo strike, as our second pre-season friendly ends 2-2 ????⚔️ Full #JuveBrest highlights ?⤵️
— JuventusFC ???? (@juventusfcen) August 3, 2024