Flash

Video/ Kushte të këqija në Fshatin Olimpik, Thomas Ceccon fle përjashtë: video bëhet virale

Lapsi.al 4 August 2024
Video/ Kushte të këqija në Fshatin Olimpik, Thomas Ceccon fle
Vazhdojnë protestat e sportistëve për kushtet e fshatit Olimpik. Që nga dita e parë, shumë atletë kanë publikuar video dhe foto të dhomave të tyre në rrjetet sociale, duke zbuluar arredime të veçanta (si dyshekët ekologjikë të bërë nga kartoni dhe materiali i ricikluar) të cilat kanë tërhequr kritika për parehatinë e tyre. Pritshmëritë fillestare të sportistëve ranë me shpejtësi brenda pak orësh, duke hasur në probleme të mëdha përsa i përket akomodimit dhe shërbimit. E tani një video me protagonist të pavullnetshëm notarin Thomas Ceccon është bërë virale. Pikërisht për shkak të vapës së tepërt në dhomat e fshatit Olimpik, pa ajër të kondicionuar, disa sportistë u detyruan të gjenin një zgjidhje alternative. Medalisti i artë olimpik në 100 metra shpinë, Thomas Ceccon e zgjidhi problemin në mënyrën e tij: peshqiri mbi bar dhe një sy gjumë jashtë, në gjelbërimin e parkut të fshatit Olimpik. Notari italian u filmua nga sportisti arab i kanotazhit Husein Alireza teksa po pushonte jashtë. Videon ai e publikoi më pas në një histori në Instagram e cila u bë shpejt virale në rrjetet sociale. Pak ditë më parë sportisti ishte ankuar edhe publikisht për akomodimin: “Në fshat nuk ka kondicioner, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë sportistë lëvizin për këtë arsye: nuk është një alibi, është kronika e pastër e asaj që ndoshta jo të gjithë e dinë. Jam pak i lodhur - shtoi më pas -, është e vështirë të flesh si natën ashtu edhe pasdite. Zakonisht, kur jam në shtëpi, fle gjithmonë pasdite. Këtu kam shumë vështirësi me nxehtësinë dhe zhurmën”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI