Flash

Video/ Sprinteri amerikan Lyles fiton me 5 të mijtat ndaj Thompson: Finalja e 100 metrave futet në histori

Lapsi.al 5 August 2024
Video/ Sprinteri amerikan Lyles fiton me 5 të mijtat ndaj Thompson: Finalja
Marcell Jacobs, kampioni olimpik i 100 metrave për meshkuj në Tokio 2020, dorëzoi kurorën e më të shpejtit në Olimpiadën e Parisit te amerikani Noah Lyles me 9"79. Favoriti i madh arriti të triumfonte vetëm me 5 të mijtat, përpara xhamajkanit Kishane Thompson. Podiumin e kompletoi sprinteri tjetër i SHBA-së Fred Kerley me 9"81. Gara ishte gjithashtu shumë e pasigurt për vendet e para me xhamajkanin Thompson që mori kryesimin pothuajse menjëherë pas startit dhe Lyles i cili, si zakonisht, nuk e nisi në mënyrën më të mirë. Por më pas amerikani me një përparim të frikshëm rikuperoi pozicion pas pozicioni dhe i hoqi gëzimin e fitores kundërshtarit të tij, për titullin e tij të parë olimpik. Kjo ishte edhe medalja e parë personale në këtë garë për Lyles. Një tjetër vend i katërt, ndërkohë, në një eveniment të madh botëror për afrikano-jugorin Akani Simbine me 9"82. Ai la prapa italianin Jacobs, ndërsa i gjashti u rendit atleti nga Botsvana Letsile Tebogo me 9"86 e në vendin e shtatë amerikani Kenny Bednarek me 9"88. I teti e mbylli garën xhamajkani tjetër Oblique Seville, një nga favoritët për podium, me 9"91. Pikërisht koha e këtij të fundit bëri që gara e 100 metrave në Paris të futet në histori. Asnjëherë më parë të gjithë sprinterët në finale nuk kishin vrapuar në kohën e 10 sekondave.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI