Flash

Akuzohet për ngacmim nga tre gra: përjashtohet nga Olimpiada Reider, trajneri i sprinterit Jacobs

Lapsi.al 6 August 2024
Akuzohet për ngacmim nga tre gra: përjashtohet nga Olimpiada Reider,

Trajneri i sprinterit Marcell Jacobs dhe kampionit olimpik në 200 metra, Andre De Grasse, Rana Reider është përjashtuar nga Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Ai është akuzuar për abuzim seksual dhe emocional nga tre gra. Aksesi i Reider në lojëra u anulua nga Komiteti Olimpik Kombëtar Kanadez pasi tre gra ngritën padi kundër tij në Florida. Thuhet se pas daljes në dritë të çështjeve gjyqësore, USA Track & Field, shoqata kombëtare e atletikës së lehtë me bazë në Indianapolis, sinjalizoi homologun e saj kanadez gjatë fundjavës së kaluar.

Zyrtarët olimpikë kanadezë - të cilët fillimisht i kishin dhënë Reider kredencialet për Parisin - informuan trajnerin se leja e tij ishte tërhequr. Asnjë përfshirje e Federatës Italiane të Atletikës, pasi Reider ishte i akredituar nga Kanadaja.

Reider, 54 vjeç, është një institucion i vërtetë për atletikën dhe vrapimin. Ai ka patur bashkëpunime, përmes Tumbleëeed Track Club, shumë të suksesshme si ai me Andre de Grasse, të cilin ai e udhëhoqi në titullin Olimpik në 200 metra, dhe me britanikët Adam Gemili dhe Daryll Neita, të gjithë plurimedalistë.

Nuk është hera e parë që Reider futet në telashe për sjelljen e tij seksuale. Shtypi anglez vite më parë nxori në dritë një hetim të Safesport ndaj trajnerit amerikan në vitin 2021, me akuza për sjellje të pahijshme seksuale për një lidhje të dyshuar me një atlete britanike adoleshente. Kjo e fundit ishte 26 vjet më e vogël se ai; kur ajo ishte 18 vjeç dhe ai ishte anëtar i UKA, Federata e Atletikës në Mbretërinë e Bashkuar. Instirucioni e kishte hetuar këtë çështje në vitin 2014, me pasojë ndërprerjen e kontratës së tij si trajner.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI