Flash

Saviola nuk "driblon" dot policinë: ish-ylli argjentinas arrestohet i dehur në timon në Andorra

Lapsi.al 7 August 2024
Saviola nuk "driblon" dot policinë: ish-ylli argjentinas

Havier Saviola ende mbahet mend për mënyrën dinake të lëvizjeve në zonë dhe efektshmërinë para portës. Sidomos në Spanjë. Edhe pse tani gjërat nuk po shkojnë më aq mirë për argjentinasin, pas tërheqjes nga futbolli. I lindur në vitin 1981 dhe pasi ka shënuar mbi 200 gola për kombëtaren dhe ekipet e klubeve, veçanërisht në Spanjë ku ka veshur fanellat e Real Madrid dhe Barcelonës, Javier Saviola u arrestua fundjavën e kaluar në Andorra, ku jeton tashmë prej disa vitesh pas tërheqjes nga futbolli.

Ish-ylli i futbollit argjentinas, i cili gjithashtu ka provuar edhe kampionatin italian, me një qëndrim të shkurtër te Hellas Verona, e kaloi natën në një komisariat, siç zbulohet nga mediat lokale, përpara se të lihej i lirë.

SAVIOLA NË QELI: ÇFARË NDODHI?

Sipas mediave spanjolle, Saviola u ndalua nga policia teksa po ngiste makinën e tij duke u kthyer nga një festë. Pas kontrolleve të zakonshme ai iu nënshtrua një testi alkooli dhe rezultati rezultoi i dehur. Ai drejtonte makinën me 1.10 gram alkool në gjak ndërsa kufiri i lejuar nga ligji i Andorrës është nën 0.5. Saviola u vu menjëherë në dispozicion dhe pa bërë rezistencë, ndoqi oficerët që e arrestuan në kazermë.

Saviola rrezikon tani heqjen e lejes së drejtimit për të paktën një vit, si dhe një gjobë të konsiderueshme financiare.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI