Flash

"Jam i stresuar, nuk stërvitem dot": Koopmeiners dorëzon çertifikatën mjekësore, Atalanta nuk tërhiqet

Lapsi.al 9 August 2024
"Jam i stresuar, nuk stërvitem dot": Koopmeiners dorëzon

Është telenovela e verës së vitit 2024. Teun Koopmeiners dëshiron të shkojë te Juventus, ka një marrëveshje me bardhezinjtë për një kontratë rreth 4 milionë euro në sezon dhe nuk po stërvitet me Atalantën. Një situatë prej të ndari në shtëpi, që e bëri holandezin të paraqiste një certifikatë të rregullt mjekësore me një diagnozë stresi që e pengon atë të kryente përgatitje të rregullt me bergamaskët.

Sidoqoftë, kjo duket se nuk ka zbutur qendrimin e klubit me teknikutn Gasperini që ishte i qartë: "Me këtë qëndrim ai nuk mund të jetë i dobishëm as për ekipin dhe as për shokët e tij. Klubi nga ana e tij ka mbajtur një qëndrim shumë të vendosur, sepse ndihet i shantazhuar nga kjo situatë".

Koop donte të kalonte te Napoli por u bllokua nga Atalanta verën e kaluar, pavarësisht ofertës prej 48 milionë eurosh. Këtë herë Percassi e ka rritur çmimin dhe kërkon të paktën 60. Tashmë është bërë çështje parimore dhe qëndrimi i holandezit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përkeqësuar marrëdhëniet me klubin. Tani topi është i gjithi te Juventus, që e gjen veten vërtetë në vështirësi nga një kërkesë vërtet e lartë. Megjithatë, Cristiano Giuntoli dhe Thiago Motta e konsiderojnë Koopmeiners një pikë fikse, nga e cila mund të fillojë sërish Juventus i ri.

Lexo më tejVetëm Bellingham më i mirë se Koopmeiners: plusvalencë e madhe për Atalantën, që e mori 14 milionë euro

Në orët e fundit bardhezinjtë kanë paraqitur një ofertë të re, më afër kërkesave të Atalantës. Flitet për një shifër rreth 55 milionë euro mes pjesës fikse dhe bonusit. Në këtë pikë, palët nuk do të ishin aq larg një marrëveshjeje që do t'i kënaqte të dyja dhe do t'i jepnin fund një tratative që zgjati më shumë se edhe vetë sezoni veror.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI