Flash

Video/ Lyles vrapoi me Covid, pas garës u ndje keq: ja përse më i shpejti në botë doli i treti në 200 metra

Lapsi.al 9 August 2024
Video/ Lyles vrapoi me Covid, pas garës u ndje keq: ja përse më i
Noah Lyles mori pjesë në finalen e 200 metrave duke u testuar pozitiv për Covid. Kampioni amerikan, tashmë medalje e artë në 100 metra, doli i treti në vijën e finishit dhe më pas u rrëzua menjëherë në tokë. 27 vjeçari u largua më pas nga pista e atletikës së Parc des Princes me një karrige me rrota. Gara pa suksesin befasues të 21 vjeçarit botsvanez Letsile Tebogo, i cili fitoi medaljen e artë me kohën 19"46. Medalja e argjendtë shkoi për amerikanin tjetër Kenneth Bednarek me kohën 19"62, duke i lënë njeriut më të shpejtë në botë vetëm medaljen e bronxtë. Lexo më tej: Tebogo i habit të gjithë e fiton medaljen e artë në 200 metra: zhgënjen Lyles, vetëm i treti "Po, u zgjova herët rreth orës 5 të mëngjesit të së martës në mëngjes dhe, e dini, thjesht po ndihesha shumë keq dhe e dija se ishte më shumë sesa thjesht i lodhur nga 100 metrat", i tha Lyles transmetuesit amerikan NBC. "Bëmë testin dhe për fat të keq doli se isha pozitiv për Covid. Mendimi im i parë ishte të mos futesha në panik dhe të mendoja se kam qenë në situata më të këqija. E ndjeva se duhet t'i merrja ditët me radhë dhe të përpiqesha të hidratohesha sa më shumë; në karantinë. Kurrë nuk kam qenë më krenar për veten time që arrita të dal këtu me një medalje bronzi, ku në Olimpiadën e kaluar isha shumë i zhgënjyer.”

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI