Flash

Aman dërrmon Abakarov 12-0 në çerekfinale: paradoksale, indiani mund t'i japë mundësinë për bronxin

Lapsi.al 8 August 2024
Aman dërrmon Abakarov 12-0 në çerekfinale: paradoksale, indiani

Zelimkhan Abakarov mposhtet në tapetin e Parisit, por ende mund të luftojë për medaljen e bronxtë falë ripeshkimit, gjithnjë nëse indiani Aman Aman që e nxorri jashtë në çerekfinale arrin të shkojë në finalen e mundjes, në stilin e lirë, deri në 57 kg. Nuk ka shkuar si shpresohej gara e kampionit të botës në 1/4 e Paris 2024. Pasi fitoi me përmbysje me luna Fafe, Abakarov shkatërrohet në tapet nga Aman.

Asnjë alibi për Abakarov, i dalë nga kjo përballje me një 12-0 të sikletshme. Mundësi kuqezi garoi në disiplinën e 57 kilogram stil i lirë, por pa mundur të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt asaj medalje të artë aq të ëndërruar.

Lexo më tejZelimkhan Abakarov kualifikohet në çerefinale të Paris 2024: përmbys rezultatin ndaj Luna Fafe

Sidoqoftë, lajmi i konfirmuar është se nëse Aman do të arrijë të shkojë në finale të turneut e të garojë për medaljen e artë, atëherë një shans tjetër do të shfaqet për Abakarov. Sipas rregullores olimpike, Abakarov do të konkurrojë në këtë rast përsëri për vendet 3-5 me shpresën për një medalje bronxi.

Nuk duhet harruar se nesër do të jetë radha e mundësit Chermen Valiev, ndërsa më 10 gusht në tapet do zbresë Islam Dudaev.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI